Valoni ka pranuar se nuk po përshtatet siç duhet me banorët e shtëpisë.

Në një bisedë me Ilirin, ai është shprehur se po has vështirë për të ndërhyrë mes banorëve që tashmë kanë krijuar një raport shoqëror mes tyre.

“Ju keni shumë ditë këtu brenda dhe tek e fundit është normale që të jeni shumë miq. Unë erdha më vonë dhe më beso që është shumë e vështirë që të hyjë mes jush. Ju edhe kur grindeni prap e ruani afrimitetin mes tyre”,- tha ai.

Nga ana tjetër Iliri e mbështeti duke sqaruar se ditët e shumta të bashkëjetesës kanë krijuar dashur pa dashur marrëdhënie të afërt me njëri-tjetrin.

 

Top Channel