E diel, 19 Shtator 2021
09:12
Gjirokastër/ Po transportonin 13 emigrantë, dy të arrestuar

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

09:04
Vlorë/ Shpërndante drogë në zonat e populluara, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Vlorës vijon punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

08:46
Tjetër aksident/ “Land Rover-i” del nga rruga në Fier-Levan, dy të plagosur

Një tjetër aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pas atij me 6 të plagosur në Burrel.

08:40
Burrel-Ulëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon përmbys anës rrugës, 6 familjarët me urgjencë në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Burrel- Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash.

08:29
Dyshime për mashtrime në ditën e dytë të zgjedhjeve në Rusi

Dyshimet për mashtrime të mëdha zgjedhore kanë përcjellë ditën e dytë të zgjedhjeve në Rusi.

07:55
​Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Kryeqyteti vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në Prishtinë janë 2426 raste aktive.

07:41
Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me reshje dhe ulje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët dhe me reshje.

07:17
Numër i vogël protestuesish para Kapitolit mes masash të rrepta të sigurisë

Nën hijen e një Kapitoli të fortifikuar, disa qindra demonstrues dolën të shtunën në një tubim për të mbështetur ata që akuzohen për sulmin e dhunshëm të 6 janarit. Por më të shumtë në numër ishin përfaqësuesit e medias dhe policisë.

06:58
Dashuria për veten nis nga mëlçia/ Ushqimet si trajtim

Mëlçia është një organ i lidhur fort me jetëgjatësinë tonë.

06:32
6 këshilla të rëndësishme për gjunjë më të fortë

Gjunjtë janë nyjet më të mëdha të trupit të njeriut. Ato ofrojnë mbështetje, fleksibilitet dhe qëndrueshmëri. Shëndeti i gjunjëve përkeqësohet me kalimin e moshës duke ndikuar fort në lëvizshmërinë e njeriut.

06:16
Njihuni me 5 arsye të forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’ Prej mijëra vitesh mjalti ka qenë zgjedhja kryesore kundër inflamacionit dhe për shërimin e organizmit.

05:50
1 avokado në ditë dhe i thua kardilogut ‘Ik’

Kohët e fundit njerëzit janë fiksuar pas avokados, këtij fruti me tul kremoz si të gjalpit që ofron vlera të mrekullueshme për shëndetin por me kosto të mëdha në mjedis.

05:15
Ushqimet që ndihmojnë kur vuani nga depresioni, kujdesi që ju duhet

Konsiderohen si sëmundjet e padukshme dhe si rëndesa të vogla psikologjike me efekte anësore të ndryshme. Depresioni, ankthi apo ataket e panikut mund të prekin këdo dhe mund të kthehen në një problem shumë shqetësues. Si shumë sëmundje të tjera edhe këto shpesh janë pasoja të një stili jo të shëndetshëm e të rënduar jetese.Duke qenë se ushqimi është një nga pikat më të dobëta ose të forta të organizmit, kurat më të mirat fillojnë po nga aty.

03:46
Irani miraton vaksinën Johnson&Johnson

Autoritetet në Teheran miratuan përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson kundër koronavirusit, të prodhuar nga gjiganti farmaceutik amerikan me të njëjtin emër.

03:13
Shtëpia e El Chapos fitohet në lotari

Qeveria meksikane hodhi në lotarinë kombëtare shtëpinë e përdorur nga ish-mbreti i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman. Në hedhjen e lotarisë të mbajtur në Mexico City, u shitën gjithsej 22 prona, shumë prej të cilave i përkisnin krimit të organizuar.

02:44
​Shpërthime në Afganistan, të paktën 2 të vdekur dhe mbi 19 të plagosur

Të paktën 2 persona kanë vdekur dhe mbi 19 janë plagosur gjatë tre shpërthimeve në kryeqytetin e provincës lindore, Nangarhar.

02:20
Protesta në Australi për masat kufizuese, mbi 250 persona të arrestuar nga policia

Për shkak të numrit të lartë të infektimeve me variantin Delta të Covid-19 Australia vazhdon të jetë nën masa të rrepta kufizuese.

01:59
Foto/ ​Modelja që u bë nënë në moshën 51-vjeçare

Supermodelja britanike, Naomi Cambell ka folur për eksperiencën e saj si nënë.

01:38
Shkon mbi 672 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 672 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 2 mijë e 624 vdekjet e shënuara në 24 orët e fundit, numri total i viktimave shkoi në 672 mijë e 658.

01:07
Vret gruan dhe veten/ Divjakë, krimi i dyfishtë në familje. Djali i gjen pa jetë

Krimi në familje shkaktoi një vrasje të dyfishtë në Divjakë. Hekuran Rrasa, 58 vjeç punonjës i bashkisë së Divjakës qëlloi dhe vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij Fëllënxa Rrasa 45 vjeçe shtëpiake. Pas vrasje ai ka thirrur të birin në telefon e më pas ka qëlluar veten.

00:55
​Kurti: Ka shpresë për përballimin më të lehtë të rrezikut nga valët e reja me COVID-19

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se deri tani Kosova ka administruar mbi një milion doza të vaksinës anti covid dhe kjo shton shpresën për përballimin më të lehtë të rrezikut nga valët e reja të paralajmëruara të përhapjes së virusit.

00:44
Pochettino për Ramos-in: Jam në errësirë totale

Sergio Ramos ende nuk ka një datë të shënuar se kur do ta bëjë debutimin e tij në Paris Saint-Germain, me trajnerin Mauricio Pochettino që pranoi se është “në errësirë të informacioneve” kur bëhet fjalë për rikuperimin e mbrojtësit spanjoll nga një dëmtim i kyçit të këmbës.

00:33
Martini: Barazim i drejtë, edhe pse kishim ardhur për fitoren

Edi Martini i gëzohet pikës së fituar në “Loro Boriçi”, ku skuadra e tij luajti nga fundi i pjesës së parë në inferioritet numerik.

00:22
Brdaric për barazimin me Teutën: Goli i Vllaznisë i rregullt, nuk jam i zhgënjyer

Thomas Brdaric nuk është dakord me vendimit sistemit VAR, që i anuloi golin Çobës në minutat shtesë. Sipas trajnerit të Vllaznisë, në atë rast nuk kishte pozicion jashtë loje.

E shtunë, 18 Shtator 2021
23:41
Liverpooli merr kreun i vetëm, City ngec ndaj Southamptonit, “ok” Arsenali

Liverpooli ngjitet i vetëm në krye të Premier League-s falë fitores së thellë 3-0 përballë Crystal Palace. Përballja e “Anfield” pati pak histori, pasi të kuqtë dominuan në çdo drejtim. Në pjesën e parë shënoi Sadio Mane, para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

23:29
VAR sërish protagonist/ Barazim spektakolar në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Teutës

Vllaznia dhe Teuta dhuruan emocione të mëdha në “Loro Boriçi”, në një përballje mes pretendentësh me llogari të hapura nga sezoni i kaluar, por kjo sfidë përfundoi barazim 1-1, edhe pse skuadra shkodrane luajti me një lojtar më shumë që nga fundi i pjesës së parë.

23:26
Përleshje jashtë ringut në finale/ Degjeneron kampionati i boksit në Shkodër. Tirana bojkoton ndeshjet

Për 3 ditë me radhë në Shkodër u zhvillua kampionati kombëtar i boksit ku pjesëmarrëse ishin 7 ekipet më të mira të Shqipërisë. Pretendente që në fillim ishin Vllaznia e Shkodrës dhe ekipi i Tiranës, rivalitet i cili vazhdoi në të gjitha ndeshjet deri në ditën finale.

23:16
Tirana e detyruar të fitojë/ Të dielën përballet me Egnantian, Kukësi pret Kastriotin

Të dielën mbyllet java e dytë e Abisnet Superligës me dy çiftet e fundit, Tirana-Egnatia dhe Kukësit-Kastrioti.

23:09
Skënderbeu-Partizani, barazim/ Të dyja ekipet marrin pikën e parë në Superligë

Skënderbeu dhe Partizani marrin pikën e parë në këtë sezon në sajë të barazimit 1-1 në ndeshjen e dytë përballë njëra-tjetër të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Korçës, për javën e dytë të Abissnet Superligës.

22:42
Fitorja e katërt për Bayern Munich/ Shpartallohet me 7 gola Bochum

Fitorja e katërt radhazi për Bayern Munich, që në pritje të ndeshjes së Wolfsburg merr përsëri kreun e Bundesligës.

22:34
Green Pass me detyrim kudo, ndryshe nuk paguhesh/ Rregullat e reja në Itali

Nga data 15 tetor deri më 31 dhjetor, për të shkuar në punë, italianët do të duhet të kenë Green Pass ose pasaportë vaksinimi.

22:21
Vajza u rrah në mes të rrugës, arrestohen dy personat

Dy personat që rrahën një vajzë ditën e sotme në Pejë janë arrestuar.

22:15
Vepra e Sali Shijakut në Artkand  prezantohen pikturat në ekranin e Top Channel

Sali Shijaku nëpërmjet veprës “ Në oborrin e shtëpisë”, 67×60 cm, vaj në kanavacë, çmimi 3500 euro ishte e pjesë e programit të 24 të Artkand.

22:12
Vajza me profesionin berbere/ 22-vjeçarja: Është shumë më e lehtë të punosh me meshkujt

Të gjithë këta djem janë në pritje të berberes së tyre. 22 vjeçarja nga Peshkopia, është berberja e parë shqiptare.

22:06
Lot dhe dhimbje në familjen e 11 vjeçarit: I lutemi Zotit që Klodi të bëhet mirë!

Në episodin e dytë të “Më thuaj një dëshirë” është tfansmetuar historia e Luisit, 11 vjeçari që kërkon ti rikthejë kujtimet babait të sëmurë me tumor.

22:03
“Gjyshërit më morën fëmijët”/ Drama e një nëne: I morën para një viti nuk pranojnë t’i kthejnë

Për çfarë nevojiten gjithë këto vendime gjykatash , kur në fund të ditës një nenë nuk përqafon dot fëmijët?

22:00
Ku ndodhet qyteti Iliro-arbëror i fshehur nga studiuesit?

Një qytet i vjetër, i harruar…

21:57
Rritet kërkesa për punonjës/ Zgjidhja me bangladeshas? “Po përdorin Shqipërinë për të ikur në Evropë”

Shtatori presupozon rikthimin me kapacitet të plotë në punë, pas pushimeve verore. Për këtë arsye tregu ka shumë kërkesa dhe oferta.

21:53
Në çadër ndërsa dimri po vjen/ Belsh, shpërthimi i bombolës shkrumboi banesën

Familja e Sali Kishtës, nga Dragoti i Belshit prej 20 ditësh jeton në çadër.

21:49
Prifti homoseksual suedez refuzon martesat e çifteve heteroseksuale

Çiftet e të njëjtit seks janë lejuar të martohen nga Kisha e Suedisë prej vitit 2009.

21:41
“Prodhimet nuk po na shiten”/ Familja e fermerëve në Lushnje: Djemtë po ikin në emigrim

Fermerët në Myzeqe po përballen me vështirësi për të siguruar të ardhurat ekonomike për shkak të mungesës së tregut per shitjen e prodhimeve të tyre.

21:35
Shëndeti, qeveria shumë pak fonde/ Shqipëria, 103 euro për person! Italia shpenzon 4 mijë euro

Në Buxhetin e vitit 2020, qeveria shqiptare planifikoi vetëm 103 euro për të kuruar shëndetin e një personi.

21:33
Rikthehet historia e Gerit, vogëlushi merr përgjigjen përfundimtare nga mjekët!

Pasditen e sotme në ekranin e Top Channel është transmetuar episodi i dytë i emisionit më të dashur për ju “Më thuaj një dëshirë”.

21:20
Pamje të rënda/ Shtëpia e mbuluar nga gjaku! Brenda banesës së bashkëshortëve pas krimit të dyfishtë

Top Channel ka siguruar pamje të shtëpisë së Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa, të cilët ndërruan jetë ditën e sotme.

21:04
Super-vila e florinjtë e ish-zv.presidentit afgan, tashmë strehë e luftëtarëve talibanë (fotot)

17 kallëpe flori dhe tufa kartmonedhash tregoheshin se fundmi nga militantët talibanë që bastisnin një vilë gjigante të ish-zëvendës-presidentit të vendit Amrullah Saleh.

20:46
Bashkëshorti vret gruan dhe veten/ Viktimat dërgohen në morg  me arkivol (Pamjet)

Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa janë dërguar në morg me arkivol mbrëmjen e sotme.

20:43
Krimi i dyfishtë në Divjakë/ Djali i viktimave mes lotëve: Jam në mes të katër rrugëve!

Djali i viktimave, Leonard Rrasa është shprehur shumë i prekur për mediat se ata silleshin shumë mirë dhe nuk kanë pasur konflikte.

20:38
Liam Gallagher ‘bie me kokë’ nga helikopteri pas koncertit në ishull (fotot)

Këngëtari i njohur britanik i rrokut Liam Gallagher ka shokuar fansat sot kur tregoi në rrjetet sociale se kishte rënë nga helikopteri pas koncertit të një nate më parë, në ishullin jugor britanik Isle of Wight.

20:23
Pamje tragjike nga Divjaka/ Mbërrijnë në banesë arkivolet e çiftit Rrasa

Arkivolet e çiftit Rrasa mbërritën në banesën e tyre pak orë pas vrasjes.

20:09
Bashkëshorti vret gruan dhe veten në Divjakë, ja ku jetonte çifti (Pamjet)

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Babunjë në Divjakë, ku bashkëshorti ka vrarë gruan me armën e gjahut dhe më pas ka qëlluar veten.

20:02
Festivali i barinjve të Saharasë mbahet në Niger, mes frikës së militantëve (fotot)

Për tre ditë me radhë shkretëtira sahariane e qytezës së Ingal në veri të Niger, do të ngjyroset nga veshjet e mijëra barinjve të shkretëtirës që vijnë për të celebruar festivalin tradicional të Cure Salé (Kura e Kripes).

19:49
Pamje nga vendi i vrasjes në Divjakë, banori: Kohët e fundit ziheshin, me probleme ekonomike

Krim i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babunjë të Divjakës, ku 58-vjeçari Hekuran Rrasa vrau me armë gjaku bashkëshorten dhe më pas veten.

19:41
Nis restaurimi i katedrales së Notre Dame, pas kompletimit të punimeve të sigurisë (fotot)

Puna për stabilizimin e katedrales së Notre Dame në Paris ka perfunduar sot, duke lejuar nisjen e fazës së restaurimit artistik, dy vjet pas zjarrit shkatërrimtar që rrëzoi majën e saj simbolike.

19:31
Godole: Qeveria “Rama 3”, propagandë dhe censurë me vulë kryeministrore

Sekretarja për të Përndjekurit Politikë, Jonila Godole ka reaguar pas  krijimit të Agjencisë për Media dhe Informim nga qeveria “Rama 3”.

19:07
“Jo vaksinë me detyrim”/ Dhjetëra qytetarë protestojnë në Tiranë (Fotot)

Një grup qytetarësh dhe studentësh kanë protestuar edhe sot në Tiranë kundër vendimit për vaksinim të detyruar.

18:49
Video e rrahjes barbare të protestuesve vë në përgjegjësi policinë e Bullgarisë (pamjet)

Disa protestues u rrahën barbarisht nga policia bullgare jashtë selisë së qeverisë së vendit në një protestë të 10 korrikut 2020.

18:46
Krim i dyfishtë në Divjakë/ 58-vjeçari vret bashkëshorten e më pas veten, shkak dyshohen problemet ekonomike

Një tjetër grua vritet në vendin tonë!

18:44
Përfundon me barazim ndeshja Skënderbeu-Partizani

Ndeshja Skënderbeu-Partizani mbaroi me rezultatin 1-1 pasditen e sotme.

18:40
Rama krijon “ministrinë” për kontrollin e informacionit

E gjithë veprimtaria e kryeministrit dhe ministrive në informimin e publikun do të koordinohet nga një agjenci e vetme duke centralizuar kështu komunikimin ndërinstitucional jo vetëm me qytetarët por edhe median.

18:34
Ti Raporton/ Masakër mjedisore në Durrës, priten pisha dhe plepa shekullorë

Një masakër mjedisore po ndodh në zonën e plazhit në Durrës, afër Malit të Robit.

18:25
Shpërthime në Afganistan/ Të paktën 2 të vdekur, mbi 19 të plagosur

Të paktën 2 persona kanë vdekur dhe mbi 19 janë plagosur gjatë tre shpërthimeve në kryeqytetin e provincës lindore, Nangarhar.

18:18
Armët ilegale që po kërcënojnë sigurinë

Nga viti 2016 e deri në muajin gusht të vitit 2021, në Kosovë kanë ndodhur 154 vrasje. Viti më i përgjakshëm ishte viti 2018, kur kishin ndodhur 34 vrasje.

17:51
VIDEO/ Elhaida Dani ndez koncertin e Ermal Metës në “Air Albania”, pamjet që s’duhet t’i humbisni

Zgjedhja e Elhaida Danit për të hapur koncertin e djeshëm të Ermal Metës në “Air Albania”, ishte goditje në shenjë për të elektrizuar menjëherë mbrëmjen për të pranishmit e shumtë.

17:44
Pamje të rënda! Kapje flokësh, shkelma e ulërima/ Gruaja dhe djali rrahin një vajzë në mes të rrugës

Një video ka sjellë reagimin e opinionit  publik në Kosovë dhe vendin tonë, ku shihet dhuna e ushtruar ndaj një vajze të re nga një grua dhe një djalë në qytetin e Pejës.

17:35
‘Elefant gri’/ Harku i Triumfit mbulohet i tëri në instalacionin e habitshëm në Paris (fotot)

Qyteti i Parisit ka prezantuar sot instalacionin artistik të ndërtuar rreth monumentit të tij të famshëm: Harku i Triumfit i mbështjellë i tëri me copë të argjendtë e blu.

17:34
Java e 5-të e La Ligas kulmon me Atletico Madrid-Athletic Bilbao!

Pas përfundimit të Kupave të Europës klubet anembanë Kontinentit të Vjetër i kthehen ndeshjeve të tyre në ligat respektive dhe e shtuna në ekranin e Supersport ofron menjëherë sfida vërtet emocionuese.

17:31
Hapet pika e re kufitare Shishtavec-Krushevë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Vendimi për të krijuar një pikë të mirëfilltë doganore të re mes Kosovës dhe Shqipërisë është marrë në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 3”.

17:23
Tirana në kërkim të fitores së dytë ndaj Egnatias!

E diela e Abissnet Superiores nis me Tiranën që zbret në fushë përballë Egnatias së ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar.

17:21
Aksident në aksin rrugor Lezhë-Milot, një i plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur rreth orës 16:50 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush.

17:08
5 të vdekur nga COVID në 24 orë/ 849 raste të reja, 25 të prekur në gjendje të rëndë

Pesë qytetarë të prekur me COVID kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,574.

17:03
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohen kandidaturat e partive

Kandidaturat e partive janë konfirmuar në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet lokale.

17:03
Përleshje e policë të plagosur në protestat anti-vaksinime në Sydney e Melbourne (fotot)

Mijëra policë me veshje të rënda ishin dislokuar sot për protestat e paralajmëruara anti-kufizime e anti-vaksinime në Sydney e Melbourne të Australisë, ku shpërthyen përleshje të ashpra mes protestuesve dhe oficerëve që përdornin shkopinj gome e spraj djegës.

16:46
Pa patentë dhe tapë në timon, 10 shoferë të arrestuar në 24 orë

10 shoferë janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.  

16:31
Publikohen pamjet e arrestimit të bashkëshortit të Angela Martinit në Mykonos

Pamjet gjatë arrestimit të sipërmarrësit dhe producentit të filmit, Dragos Savulescu, bashkëshortit të  modeles shqiptare, Angela Martini në ishullin e Mykonos janë publikuar në mediat e huaja.

16:30
Milioneri amerikan i pronave shpallet fajtor për vrasje (fotot)

Manjati amerikan i pronave Robert Durst, më parë protagonist i një dokumentari krimi të rrjetit HBO, është shpallur fajtor për vrasjen e mikeshës së tij të ngushtë Susan Berman.

16:20
Vllaznia ndaj Teutës për hakmarrje, Partizani për fitoren e parë në Korçë!

Vllaznia –Teuta është pa dyshim kryendeshja e fundjavës. Në futbollin që ndryshon, është një sfidë që po merr konture të rivalitetit të veçantë. Për atë që bënë sezonin e kaluar, me titullin që shkoi në minutat e fundit të një kampionati të çmendur në Durrës, për keqardhjen e shkodranëve, si dhe finale e Superkupës që pa fituese sërish Teutën me fitoren e pastër 3-0, rezultate që shtojnë etjen e kuqebluve për revansh.

16:19
Barcelona synon yllin e Man.City-t, e kërkon në huazim!

Barcelona tenton afrimin e bujshëm. Sipas gazetës katalanase Sport.es, drejtuesit e Barçës do të kërkojnë të sjellin në Camp Nou Rahem Sterling.

16:13
660,000 flamuj të bardhë në nderim të viktimave që humbën jetën në SHBA nga COVID

660,000 flamuj të bardhë në nderim të 660 mijë viktimave që humbën jetën në SHBA për shkak të COVID-19 u vendosën para Qendrës Kombëtare në Uashington.

15:56
11 kocka të thyera, mushkëri e shpuar/ Aksident me biçikletë, miliarderi lëndime horror

Duhet të ishte një shëtitje idilike në një fshat të bukur Italian, por u kthye në makth për miliarderin britanik John Caudwell, themelues i Phones4U.

15:56
‘Indoktrinim’/ Ministrat gjermanë dënojnë gjuhën e ‘gjinisë neutrale’ të rekomanduar në universitetet e vendit (fotot)

Ministra të shteteve gjermane kanë dënuar së fundmi fushatën e “neutralizimit të gjinive” në gjuhën akademike të universiteteve, teksa vendi vijon të përfshihet nga lufta ndaj tendencave neo-liberale për eliminimin e emrave mashkullorë e femërorë.

15:53
Pastruesi hedh 4 vjeçarin nga ballkoni, prindërit të shokuar, nëna 8 muajshe shtatzënë!

Napoli është tronditur nga lajmi i vdekjes tragjike të një 4 vjeçari, rrethanat e të cilës kanë nisur te zbardhen pak nga pak. Ne fillim u mendua se fëmija kishte rënë aksidentalisht.

15:46
“Ishin të armatosur më goditën dhe morën telefonin”/ Policia zbërthen ngjarjen, pas konfliktit fizik procedon dy persona

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy të rinj për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

15:41
Kosovë/ 11 humbje jete dhe 259 raste të reja me covid-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftojnë se 11 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar edhe 259 raste të reja të infektimit.

15:31
Menjëherë pas ngjitjes në ajër avioni bën ulje të detyruar, tmerri që përjetuan qytetarët pasi kabina u mbush plot me tym

Një aeroplan i Air France i nisur për në Paris u detyrua të kthehej në aeroport, këtë mëngjes, menjëherë pas ngritjes nga Pekini. Shkak u bë një problem teknik njoftoi linja ajrore.

15:20
15-vjeçari i fiksuar me rrjetet sociale ekzekuton të gjithë familjen e tij në Texas (fotot)

Një adoleshent në Texas të SHBA ka vrarë prindërit dhe motrën e tij të vogël para se të postonte pamjet e tmerrshme në rrjetet sociale. Më pas 15-vjeçari vazhdoi ekzekutimet me dy qentë e shtëpisë dhe vrau veten kur erdhi policia.

15:16
Dita botërore e pastrimit/ Bashkia Tiranës organizon vullnetarët

Në Ditën Botërore të Pastrimit, qindra qytetarë, vullnetarë, punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës, si dhe 27 njësitë administrative, morën pjesë në aksionin për pastrimin e qytetit

15:16
Një inxhiniere me aftësi të kufizuar/ Protesta e Xhensilës nga Pogradeci, e vetmja e klasës së saj e papunë

28 vjeçarja, Xhensila Bardho është një prej të rinjve me aftësi të kufizuara në Shqipëri që përpiqet çdo ditë të trajtohet me dinjitet. Pavarësisht vështirësi e të saj në lëvizje, 28 vjeçarja udhëtoi nga fshati Grabovicë deri në Pogradec për të qenë mes protestuesve që kërkojnë zbatimin e vendimit të gjykatës dhe marrjen e lekeve të prapambetura nga indeksimi.

15:08
Dita e katërt, bllokuar nën tokë/ Bulqizë, ende pa sukses kërkimet për minatorin e bllokuar në galeri

Kanë kaluar 4 ditë që minatori Muharrem Plaku është i bllokuar brenda galerisë së kromit në Bulqizë, aty ku punonte prej 8 vitesh.

15:04
“Kush shkel etikën, largohet”/ Rama ju kujton ministrave rregullat për sjelljen gjatë detyrës

Në të parën mbledhje të kabinetit të tretë qeverisës Edi Rama u kërkoi ministrave jo vetëm respektim të kodit të etikës por edhe çfarë i pret nëse nuk e zbatojnë.

15:01
“Rama 3” betohet para Metës/ Ceremonia në Presidencë për nisjen e mandatit të tretë

Si askush tjetër në 30 vite demokraci Edi Rama për të tretën herë ka ngjitur shkallët e presidencës për tu betuar si kryeministër, bashkë me kabinetin e ri. Si asnjëherë më parë në betimin e një qeverie ceremonia nuk u transmetua live nga presidenca.

14:37
Tiranë/ Sekuestrohen 46 doza me kokainë, arrestohet 46-vjeçari

Policia e Tiranës  ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza dhe si rezultat janë sekuestruar 46 doza me lëndë narkotike kokainë.

14:33
Zhduket 22 vjeçarja, i fejuari refuzon të flasë, rasti që ngriti në këmbë Floridën!

Policia e Floridës është vënë në kërkim të partnerit të 22 vjeçares Gabrielle Petito, rasti i të cilës ka tronditur SHBA-në.

14:31
Ministrja Kushi: E nderuar dhe e motivuar për të kontribuar në rritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të sportit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka postuar disa momente nga ceremonia e betimit në Presidencë.

14:28
Talebanët u ndalojnë vajzave gjimnazin: Në klasa, vetëm djem!

Talebanët ua kanë ndaluar praktikisht vajzave kthimin në shkollat e mesme në Afganistan. Liderët e rinj të vendit morën vendimin që vetëm djemtë dhe mësuesit burra të kthehen nëpër klasa, ndërsa vajzat nuk u përmendën gjëkundi.

14:18
Për tri vjet 133 vetëvrasje, kërkohet angazhim institucional për parandalimin e kësaj dukurie

Tri vitet e fundit, duke përfshirë edhe periudhën janar-korrik të këtij viti, në Kosovë janë kryer 133 vetëvrasje. Ndërsa sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në këtë periudhë kohore janë regjistruar 492 tentim-vetëvrasje. Sipas psikologëve dhe sociologëve problemet mendore janë të përditshme në të gjithë botën pa përjashtuar edhe Kosovën.

14:15
Kokteji i antitrupave të Trump, nis të përdoret në spitalet britanike

Mjekimi eksperimental që iu dha ish presidentit amerikan Donald Trump kundër koronavirusit, nga java e ardhshme do të jetë në dispozicion të pacientëve më të cenueshëm në spitalet britanike.

14:09
Finalja e kampionatit kombëtar të Boksit degjeneron në dhunë, tifozë e boksierë zbresin në parket dhe konfliktohen

Degjeneron në dhunë finalja e kampionatit kombëtar të Boksit. Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve kanë zbritur në parket duke u konfliktuar fizikisht.

14:09
Pemët më të mëdha në botë vishen me fletë alumini, rrezikojnë zhdukjen nga zjarret

Zjarrfikësit amerikanë po përpiqen të shpëtojnë pemët më të mëdha të botes nga zjarret që kanë rrethuar parkun e sekuojave gjigande në Kaliforni.

14:07
Itali, serbi vret vajzën në ditëlindjen e saj dhe pastaj veten!

Një ngjarje e rëndë tronditin qytetin Italian të Padovës, ku një 88 vjeçar vrau vajzën e tij me të cilën kishte mosmarrëveshje të vjetra e pothuajse nuk flisnin.

14:03
I dashuri i bën surprizën e veçantë Teas në emision!

Ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel ka mbërritur një buqetë me trëndafila për një nga vajzat.