‘Narko-avioni’ luksoz ulet nga autoritetet meksikane me $28 mln kokainë në bord, pas bombardimeve me dron (fotot)

14/01/2022 16:44

Karteli meksikan ‘Jalisco Nueva Generation’ është një nga më të frikshmit në botën e trafikut të drogave, teksa tani ka nisur të sulmojë armiqtë e tij duke përdorur bomba me dron, sipas raportimeve.

Një avion privat luksoz është sekuestruar nga policia pasi u zbulua se mbante më shumë se një ton kokainë, me një vlerë të llogaritur tregu prej rreth 28 milionë dollarë.

Avioni u gjet në Guatemala, teksa supozohet se fluturonte me drogat e kartelit Jalisco Nueva Generation.

Ai u ul nga prokuroria kolumbiane  dhe agjencitë federale anti-droga të SHBA. Ndërsa drogat në bord besohet se ishin prodhuar pranë kufirit Venezuelë-Kolumbi, raporton rrjeti LadBible.

Aeroplani i tipit Gulfstream III ishte ngritur nga një pistë sekrete në Venezuelë, por që rrjedhimisht nuk rezultoi aq sekrete sa besonin trafikantët pasi ishte gjurmuar nga autoritetet që aty.

Kjo është hera e dytë kësaj jave që karteli është në faqet e gazetave pasi më herët anëtarë të bandës ishin fotografuar duke lëshuar bomba me dron në kampin e një bande rivale.

Raportimet thonë se disa nga dronët ishin rrëzuar nga bandat e armatosura.

Raportimet thonë se operacionet financiare të kartelit drejtohen një grua, Rosalina González Valencia.

Autoritetet amerikane kanë thënë më herët për të: “Rosalina është truri financiar i kartelit  Jalisco Nueva Generation dhe ne besojmë se është përgjegjëse për pastrimin e miliona dollarëve”.

“Arrestimi i Rosalinda sigurisht do të ketë pasoja të konsiderueshme për kartelin”.

“Por nëse ajo do të bashkëpunonte duke i dhënë informacion qeverisë meksikane kjo do të dëmtonte shumë kartelin.”

FOTO GALERI
1/3
Një avion privat luksoz është sekuestruar nga policia pasi u zbulua se mbante më shumë se një ton kokainë

Top Channel