Greqia do të përdorë ilaçin e kompanisë farmaceutike amerikane Merck për trajtimin e COVID-19

14/01/2022 21:10

Greqia do të filloj të përdorë pilulën “Molnupiravir” të zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Merck kundër koronavirusit të ri COVID-19.

Zv/ministrja e Shëndetësisë e Greqisë, Mina Gaga, tha se ilaçi mund të zvogëlojë numrin e pacientëve në terapi intensive dhe tha se tashmë mund të përdoret edhe nga pacientët me kërkesën e mjekëve në platformën digjitale përkatëse.

Ilaçi, i cili do të ketë një përdorim të ngjashëm me atë të antitrupave monoklonal, nuk do të përdoret për gratë shtatzëna.

Pëlqimi i pacientit do të obligohet për përdorimin e ilaçit, i cili ende nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Nëse mjeku jep leje për përdorim, ilaçi do të dërgohet në shtëpinë e pacientëve.

Top Channel