Klasikja Tirana-Vllaznia/ Ndeshja të shtunën në Air Albania, transmetohet nga Digitalb

14/01/2022 19:36

Klasikja e futbollit shqiptarë mes Tiranës dhe Vllaznisë do të hapë edhe serinë e ndeshjeve të kampionatit tonë për vitin 2022.

Skuadra shkodrane prej ditësh është grumbulluar në qytetin e Durrësit për të zhvilluar stërvitjen në një kompleks pranë tij me bar artificial, i ngjashëm dhe më i përshtatshëm me të atë të stadiumit “Air Albania” ku do të zhvillohet ky takim mbrëmjen e së shtunës.

Ky vit i ri që fillon menjëherë me përballjen me kryesuesen për Thomas Brdaric është diçka e mirë.
Një parashikim për këtë klasike?

Si Vllaznia ashtu edhe Tirana vijnë në këtë ndeshje pa shumë ndryshime në grupin e lojtarëve pasi të dyja këto ekipe kanë qenë nga më pak aktivet. Bardheblutë do të vijnë në këtë ndeshje si kryesuesit e Superiores, megjithatë përballë do të kenë një nga rivalet kryesore për vendet e para të klasifikimit.

Kjo ndeshje por edhe të gjitha takimet e javës së 16-të të Abissnet Superiores do të trasmetohen drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel