“Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe”, takimi i Ramës me durrsakun që ka lindur në Florida

14/01/2022 20:07

Gjatë vizitës në aeroplanmbajtësen amerikane, kryeministri Edi Rama është takuar me Albin, një të ri nga Durrësi që ka lindur në Florida.

Në fotografitë që ka shpërndarë në rrjete sociale, Rama shkëput edhe një frazë të Albit për Shqipërinë.

 “Me Albin, durrsakun e lindur në Florida, që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, i cili thotë, “Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe”, shkruan Rama.

Ndërkohë, aeroplanmbajtësja amerikane po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale.

Kjo stërvitje e përbashkët do të ndihmojë në rritjen e aftësive të marinës shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit edhe më shumë të SHBA dhe Shqipërisë.

Për rritjen e këtij partneriteti dhe rritjen e stabilitetit në rajon, Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale në Europë (SOCEUR) do të ngrejë një shtab të saj pararojë në Shqipëri. Vendosja e selisë së saj në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me Forcat tona në Armatosura dhe do të krijojë një qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik.

Top Channel