Qyteti i Durrësit pret turistë të huaj dhe vendas nga në çdo ditë të vitit, për këtë arsye Kryetarja e Bashkisë Durrës, Ermiriana Sako ka kërkuar që vija bregdetare të jetë pastrohet nga leshterikët e detit.

Në fundjavë vizitorë nga rajoni kërkojnë të pushojnë në Durrës që i fal detin, antikitetin dhe ushqimin cilësor.

“Në fakt është hera e parë që përgatitemi që në muajin janar për të realizuar mirëmbajtjen e plazheve. Kemi filluar pastrimin në plazhin e Durrësit, gjithashtu kemi përfunduar pastrimin në Shkëmbin e Kavajës totali kësaj vije bregdetare është rreth 7 kilometra. më pas do të vazhdojmë pastrimin në zonën e Currilave dhe të plazhin e Gjirit të Lalzit e cila për hir të vërtetës nuk akumulon sasi të mëdha leshteriku si në plazhin e Durrësit. Durrësi tashmë është kryeqyteti i turizmit shqiptar për këtë arsye ne duhet të jemi në punë gjatë gjithë kohës”, u shpreh Emiriana Sako, kryetarja e bashkisë Durrës.

Sako thotë se për një qytet të pastër nuk duhet të kontribuojë vetëm bashkia por edhe vetë komuniteti. Pushuesit përveç historisë dhe bukurisë natyrore në Durrës duhet të gjejnë dhe qytetarinë.

Top Channel