E shtunë, 15 Janar 2022
19:01
Ministrja Evis Kushi u përgjigjet akuzave të opozitës për rikthimin në detyrë të drejtorit të një shkolle në Kamëz

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi pas një procesi urgjent investigimi u është përgjigjur akuzave të opozitës, ku pretendonte se rikthimi në detyrë i drejtorit të një shkolle në Kamëz përbënte një skandal.

18:57
Jeni gati për zgjedhjet e pjesshme vendore? Si përgjigjet Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi ka thënë se Partia Demokratike është gati për zgjedhjet e pjesshme vendore.

18:40
Kazakistani rrit ndjeshëm numrin e viktimave të trazirave të dhunshme anti-qeveritare (fotot)

Numri i viktimave i dhënë sot nga kryeprokurori kazak Serik Shalabayev, konfirmon se dhuna është më vrastarja në historinë post-sovjetike të vendit.

18:38
Broja nuk lë gjurmë, Southamptoni bie ndaj Wolves, zhgënjen Newcastle

Nuk shënon Armando Broja, nuk fiton Southamptoni. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u aktivizua titullar nga Hasenhuttle në ndeshjen me Wolverhapmtonin, me transfertë, që përfundoi me suksesin 3-1 të “ujqërve”.

18:30
Ermal Mamaqi do të bëhet pjesë e Big Brother VIP? Ja çfarë thotë Arbana Osmani

Formati “Big Brother VIP” është kthyer në reality shoë më të ndjekur të momentit për shkak se banorët e shtëpisë janë personazhe publikë.

18:26
PD e Rithemeluar do marrë pjesë me kandidatët e saj në zgjedhjet e pjesshme lokale

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit ka udhëzuar çeljen e një procesi zgjedhor në 71 degët e Partisë Demokratike.

17:59
Përdhunuesi amerikan që inskenoi vdekjen e tij, kapet i shtruar në spitalin skocez (fotot)

34 vjeçari Nicholas Rossi, trupi i të cilit supozohej të ishte futur në krematorium disa vjet më parë, është kapur së fundmi në një spital në Skoci ku shkoi të kërkonte trajtim prej infektimit.

17:51
Basha me ‘dorë të hekurt’, nxjerr rregulloren e re që zëvendëson rreth 220 anëtarë të Këshillit Kombëtar që mbështetën Berishën

Pas propozimeve të Lulzim Bashës për disa ndryshime në drejtimin e Komisioneve Parlamentare dhe Byronë e Kuvendit, Arta Sakja prezantoi rregulloren e Këshillit Kombëtar të PD që u miratua.

17:38
Princi britanik për akuzat e abuzimit: ‘Akuzuesja mund të ketë kujtime të rreme’ (fotot)

Princi britanik Andrew, i cili së fundmi humbi titujt mbretërorë dhe do të përballet në gjyqin për sulme seksuale ndaj një 17 vjeçare në vilat e pedofilit amerikano-hebre Epstein, ka thënë me anë të avokatëve se akuzuesja mund të vuajë nga “kujtime të rreme”.

17:31
Basha largon mbështetësit e Berishës, emrat që propozon për Komisionet Parlamentare

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Lulzim Basha ka propozuar që të largojë mbështetësit e Berishës nga drejtimi i Komisioneve Parlamentare.

17:24
Ndryshime të rëndësishme në PD/ Rushaj largohet nga drejtimi i grupit parlamentar, ja kush e zëvendëson

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, kryetari Lulzim Basha ka bërë me dije disa ndryshime që kanë të bëjnë me drejtimin e Komisioneve Parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit.

17:16
Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Basha: Një pakicë brenda nesh ka zgjedhur të na luftojë

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD.

17:14
Covid-19/ MSH: 3 humbje jete dhe 2163 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 3 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar 2163 raste të reja.

17:12
Tottenham v Arsenal: Anulohet ‘derby’ i Londrës të dielën prej mungesës së futbollistëve (fotot)

Derby i veriut të Londrës Arsenal – Tottenham që duhet të luhej pasditen e të dielës, është anulluar sot nga autoritetet pasi Topçinjtë nuk kanë futbollistë të mjaftueshëm për të zbritur një skuadër në fushë.

16:56
Kosovë/ Kuvendi miraton rezolutën për ndalimin e referendumit serb

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 76 vota për rezolutën për ndalimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

16:49
Vullkani i përbindshëm i parë nga hapësira shkakton alarm tsunami në SHBA (VIDEO)

Shpërthimi i një vullkani në jug të oqeanit Paqësor ka qene sot aq i fuqishëm sa është parë nga hapësira.

16:45
Vizita e Erdogan në Tiranë/ Policia jep detaje: Do të bllokohen disa akse rrugore më 17 janar

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan do të vijë në Tiranë ditën e hënë për një vizitë zyrtare. Policia ka marrë masat dhe ka vendosur që disa akse rrugore të bllokohen më 17 janar.

16:45
Basha: Treshja e tranzicionit kërkon të më nxjerrë nga politika

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të shtunën deklaroi se Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama po mundohen sipas tij me të gjitha pretekstet për ta larguar nga politika.

16:34
Vjedhje alkooli, lekësh e frutash të thata dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur/ Arrestohen 2 persona në Korçë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, një është shpallur në kërkim dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

16:27
Kongresmeni amerikan që krahasoi pasaportën e vaksinimit me “kartën naziste”,dënohet nga muzeumi i Auschsitz (fotot)

Një kongresmen republikan në SHBA që krahasoi pasaportat e vaksinimit me kartat e identifikimitqë nazistet i jepnin hebrejve, është dënuar nga Muzeumi i Auschwitz dhe ka kërkuar ndjesë për ata që janë ofenduar.

16:24
Man.City “vret” Premier League, De Bruyne nxjerr Chelsean nga gara për titull!

Manchester City vret kampionatin. Citiziens mposhtën minimalisht 1-0 Chelsea-n në supersfidën e javës së 22-të Premier League duke nxjerrë pothuajse nga gara për titull një prej rivalëve kryesorë të tyre siç janë Blutë e Londrës.

16:21
Aksident i rëndë në Lushnje, vdes 62-vjeçari

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën rurale Kemishtaj-Tre urat në Lushnje.

16:14
“Politika nuk njeh karrige të përjetshme”/ Basha me të rinjtë: Koncepti i politikës është ndryshimi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë në një takim me disa të rinj deklaroi se vendi ka nevojë për të ndryshuar elitat e tij drejtuese, pasi koncepti i vetë politikës është ndryshimi.

16:00
Kamioni i mbushur me drogë në kufirin me Malin e Zi, policia shqiptare tregon detajet nga hetimet paraprake

Policia e Shtetit të shtunën reagoi në lidhje me kamionin e mbushur me drogë që u kap në kufirin shqiptaro-malazez.

16:00
Mbesa 16-vjeçare e mbretit të kokainës surprizon me tentativën për t’u bërë ‘popstar’ (fotot)

Frida Sofia Guzman, mbesa 16-vjeçare e kreut famëkeq të trafikut të kokainës El Chapo, po tenton me të gjitha forcat ‘të çajë’ në skenën muzikore meksikane pas një performance para një ndeshjeje boksi të profilit të lartë, si dhe duke u shfaqur në një “reality show” të ndjekur në vend.

15:51
Futbolli shqiptar në zi, shuhet në moshën 77-vjeçare legjenda e kombëtares dhe Vllaznisë, Ramazan Rragami

Ndërron jetë në moshën 77-vjeçare Ramazan Rragami, një ndër futbollistët më të mirë në historinë e futbollit Shqiptar.

15:34
Ndalohen materialet zgjedhore serbe/ Tensione në kufirin Kosovë-Serbi për referendumin

Kosova nuk do të lejojë mbajtjen e një referendumi serb në territorin e saj edhe pas kërkesës së ambasadorëve të fuqive të mëdha.

15:28
Sot rikthehet superiorja/ Skënderbeu–Laci dhe Tirana–Vllaznia për javën e 16-të

Sot, Kategoria Superiore do të zbresë në fushë për herë të parë për vitin kalendarik 2022, teksa do të luhen dy sfida shumë të rëndësishme për javën e  16-të.

15:25
Përkujtohet masakra e Reçakut, Kurti: Mohimi bëhet për të ndryshuar historinë

Kosova përkujton 23 vjetorin e masakrës së Reçakut, ku 45 civilë të pafajshëm u vranë nga forcat paramilitare serbe.

15:22
Horror në pushime/ Britaniku qëllohet për vdekje me thikë nga e dashura në Bali teksa fliste me familjen (fotot)

Një britanik është varë barbarisht nga e dashura e tij indoneziane në ishullin ekzotik Bali, teksa fliste në video me familjarët e tij në Britani.

15:20
Kohë e ftohtë por me diell/ Në Durrës e Vlorë shëtitje në bregdet

I gjithë bregdeti i Adriatikut është përfshirë këtë fundjavë nga moti i ngrohtë.

15:17
Numërohen zogjtë e egër/ Censusi në liqenin e Prespës tregon më pak shpendë të ujit

Ngrohja klimaterike ka sjellë efektet e saj edhe në zonën e Prespës ku ka nisur censusi Dimëror i shpendëve të ujit.

15:11
Punësimi me probleme/ Punëtorët vendas të pasigurt, biznesi kërkon të huaj

Biznesi ka shumë probleme me personat që punëson për shkak se jo vetëm që nuk ka punëtorë por edhe ata që janë në marrdhënie pune janë të pasigurt. Për këtë arsye biznesi kërkon punëtorë të huaj

15:04
Policia greke sekuestron 300 kg kanabis, droga ishte dorëzuar nga një shqiptar

Policia greke ka sekuestruar të shtunën paradite një sasi prej afro 320 kg kanabis sativa në zonën e Epirit.

15:00
Inflacioni, sfida e ekonomisë/ Shqipëria, 50% të inflacionit e ka të importuar

Sfida më e madhe për ekonominë shqiptare nuk do jetë më pandemia por inflacioni. Rritja e cmimev është arsyej kryesore dhe sipas ekspertëve më shumë se gjysma e inflacionit në Shqipëri, është e importuar.

15:00
Qendrat shëndetësore janë plot/ Mjekët e familjes, të parët në luftë me Omicron

Numri i lartë i personave të infektuar me Covid pothuajse 2200 raste të reja çdo ditë ka rritur ngarkesën nëpër qendra shëndetësore.

15:00
Aksident fatal në superstradë/ Një viktimë nga përplasja e dy mjeteve në Milot-Lezhë

Nje aksident me pasoje vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm ne aksin rrugor Milot-Rreshen.

15:00
30-vjetori i FRESSH/ Kryetari i PS leksione të rinjve si duhet të jetë politika

Amfiteatri i parkut te liqenit i mbushur plot me freshi-stë u kthye ne sallën e një auditori ku Edi Rama per gati 60 minuta iu shpjegoi me gjuhen e filozofeve te antikitetit te rinjve socialist arsyet sepse nuk duhet te braktisin politiken.

15:00
Tërmeti shkakton dëme/ Pukë, krisje në disa objekte nga lëkundjet me magnitudë 4.8

Disa lëkundje te njëpasnjëshme te tërmetit kanë tronditur mbrëmjen e kaluar veriun e Shqipërisë e sidomos Puken, aty ku ishte epiqendra e tërmetit.

14:43
Dhunoi gruan, arrestohet në flagrancë 60-vjeçari në Fier/ Në pranga edhe një tjetër shtetas

Një 60-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

14:34
Krimet mjedisore/ Ndërtime pa leje e ndotje mjedisi, procedohen penalisht 6 persona në Durrës

Janë goditur 6 raste në fushën e ndotjes së mjedisit, prerjes së pyjeve dhe ndërtimeve pa leje në Durrës, ndërsa policia ka proceduar penalisht 6 persona.

14:28
Eltioni u eliminua nga “Big Brother”/ Veprimi i Ilir Shaqirit po bën xhiron e rrjetit

Banori që la shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme ishte Eltioni

14:18
Rekurset e panevojshme/ Rama nxjerrë udhëzimin që detyron Avokaturën e Shtetit të tërhiqet

Kritikave të Gjykatës së Lartë për rekurset e institucioneve publike, qeveria i është përgjigjur me anë të një projektudhëzimi, që detyron Avokaturën e Shtetit të tërhiqet. Në udhëzimin e nxjerrë nga kryeministri Rama kërkohet që institucionet, të heqin dorë nga rekurset për çështje me natyrë civile dhe administrative.

14:17
Policia arreston 6 persona në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga gjashtë persona dhe ka proceduar penalisht gjashtë të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

14:05
Ambasadori amerikan në Reçak: Të mos mohohet çfarë ka ndodhur këtu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë mori pjesë të shtunën(15 janar) në ceremoninë e përkujtimit të Masakrës së Reçakut.

13:40
30-vjetori i FRESSh, Veliaj: Vetëm të bashkuar mund ta çojmë vendin në drejtimin e duhur!

Në 30 vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës njëherësh edhe drejtues i Qarkut të Tiranës për Partisë Socialiste Erion Veliaj ka përshëndetur të rinjtë dhe të rejat që i janë bashkuar në këtë përvjetor skuadrës së Partisë Socialiste.

13:35
Acar dhe diell, vlonjatët shijojnë rrezet dhe detin: Ka lezet, ka shumë njerëz!

Mesdita e sotme në qytetin e Vlorës shënon temperatura të ngrohta dhe një mot me diell dhe kjo ka bërë që qytetarët të dalin shëtitje edhe të shijojnë bregdetin e rrezet e diellit.

13:19
Berisha: Rama mbylli bastet në vend për t’ia kaluar Lulzim Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të shtunë ka ngritur një tjetër akuzë në lidhje me bashkëpunimin Rama-Basha, ku sipas tij qeveria shqiptare vendosi të mbyllë aktivitetin e lojërave të fatit për interesat personale të Lulzim Bashës. Ai theksoi se aktiviteti i basteve i kaloi një kompanie në Qipro që është  80% në pronësi të bashkëshortes së kreut të PD-së.

13:09
Laborator drogë në një fshat në Shkodër, 8 të arrestuar, mes tyre 5 punonjës të OSHEE

Policia e Shkodrës ka zbuluar një banesë që ishte përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të ngrohje me llamba, dhe në kuadër të këtij operacioni ka vënë në pranga 8 persona, pesë prej të cilëve janë punonjës të OSHEE.

12:56
Rama batuta me të rinjtë: FRESSH u bë 30-vjeç, s’quhet më i ri, vetëm Pandeli Majko nuk plaket!

Gjatë fjalës së mbajtur në 30 vjetorin e themelimit të FRESSH, Kryeministri Rama nuk i ka kursyer as batutat me të ftuarit.

12:34
Lezhë/ Berisha tregon arsyen pse Rama sulmoi më 8 janar demokratët me kërkesë të Beogradit

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të shtunë ka deklaruar se anëtarët e Partisë Demokratike me datë 8 janar u sulmuan me urdhër të Beogradit. Një deklaratë të tillë, ish-kreu i kësaj force politike e bëri nga Lezha, në 31 vjetorin e krijimit të degës së PD-së.

12:33
Tërmeti në Pukë/ Çarje në disa objekte nga lëkundjet

Një termet tronditi mbrëmë veriun e vendit.

12:33
“Më erdhi keq për distancën që ke krijuar” Egzona flet me Beatrix

Mbas spektaklit të mbrëmshëm Egzona ka folur me Beatrix duke i thënë asaj se i ka ardhur keq për distancën që ka krijuar mes tyre.

12:25
Rama në 30 vjetorin e FRESSH: Në 8 janar, oborri i PD u kthye në shesh xhirim të një reality-show me politikanë të arratisur pas në kohë

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të mbajtur për 30-vjetorin e krijimit të FRESSH, mbajti përballë të rinjve një leksion të gjatë filozofie mbi politikën.

12:19
“Njeriu është e vetmja kafshë politike”, Rama në ditëlindjen e FRESSH: Vendimet e politikës i prekin të gjithë

Kryeministri Rama ka mbajtur fjalën e tij në 30 vjetorin e themelimit të FRESSH.

12:15
Ditmir Bushati në Kongresin e FRESSH: Të rinjtë të bëhen pjesë e politikës

Ish-ministri i Jashtëm i PS, Ditmir Bushati duke folur në aktivitetin për 30-vjetorin e FRESSH, ndërsa i bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e politikës pasi sipas tij vetëm kështu do të bëhet Shqipëria vend evropian.

12:11
Berisha: Njeriu që ka uzurpuar të gjitha pushtet, kërkon të mbajë peng pluralizmin në Shqipëri

Në 31 vjetorin e krijimit të degës së Partisë Demokratike në Lezhë, ish-kryeministri Sali Berisha këtë të shtunë deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist ku një njeri, i cili ka uzurpuar të gjitha pushtetet, mendon se mund të mbajë peng edhe pluralizmin në Shqipëri.

12:04
Balla: PS jo partia e bravave, dyert tona të hapura për të gjithë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 30 vjetorit të krijimit të FRESSH

11:57
Ndalohet sërish Gjokovic/ Kampioni i tenisit pret seancën e depërtimin nga Australia

Australia e ka kthyer Novak Gjokovic në izolimin e një qendre emigracioni të shtunën, duke e quajtur yllin e tenisit një kërcënim për sigurinë publike dhe duke luftuar për ta deportuar atë.

11:54
“Jam munduar t’i qëndroj afër” Egzona flet për Beatrix

Mbrëmjen e djeshme Egzona ka folur me Xheisarën për Beatrix.

11:54
Vaksina nga hunda? OBSH thotë se po punojnë disa laboratorë

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se në të paktën nëntë laboratorë dhe kompani në mbarë botën po punohet për të prodhuar një vaksinë kundër COVID-19 në formën e një spërkatësi në hundë.

11:52
Ndalohen materialet zgjedhore serbe/ Tensione në kufirin Kosovë – Serbi për referendumin

Kosova nuk do të lejojë mbajtjen e një referendumi serb në territorin e saj edhe pas kërkesës së ambasadorëve të fuqive të mëdha.

11:49
“Rusia po përgatitet për sulm”/ Shqetësim në Washington nga planet e Kremlinit

Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin se Rusia mund të jetë duke u përgatitur të ndërhyjë së shpejti në Ukrainë, duke fabrikuar një pretekst për luftë nëse diplomacia nuk arrin të përmbushë objektivat e saj, tha Shtëpia e Bardhë të premten.

11:39
Dy vendet e vetme në botë që nuk kanë filluar ende vaksinimet kundër Covid-19

Deri më sot, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), janë vetëm dy vende në botë që nuk kanë filluar ende një fushatë vaksinimi kundër koronavirusit: Koreja e Veriut dhe Eritrea.

11:27
Ditëlindja e FRESSH, Spiropali: PS, forca më e mirë politike në vend. Kundërshtarët me brava i mbyllën derën në fytyrë qytetarëve

Në orën 11:00 ka nisur Kongresi i Rinisë i Partisë Socialiste në 30-vjetorin e krijimit të FRESSH.

11:19
“Ditën i shohim ndryshe,kur vjen Prime ndryshe”/Egzona flet me Xheisarën

Mbas spektaklit të mbrëmshëm Egzona ka folur me Xheisarën për Ilirin dhe Monikën.

11:16
Lojtarët ta kuptojnë kë përfaqësojnë, kam punuar për sistemin e lojës

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Egnatias.

10:58
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, humb jetën një grua

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Lezhë-Milot, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka ndërruar jetë një grua.

10:53
Veliaj uron 30-vjetorin e themelimit të FRESSH: Ta kthejmë në një përvjetor për t’u mbajtur mend

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar 30-vjetorin e themelimit të FRESSH.

10:52
Aksident me një të lënduar në Vlorë, policia jep detajet

Dy mjete janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm, në lagjen ‘Lef Sallata’, në Vlorë.

10:48
Pas mbarimit të mandatit 2-vjeçar, Thoma Jano rikonfirmohet si zëvendës Prokuror i Përgjithshëm!

Thoma Jano është rikonfirmuar edhe për një mandat tjetër 2-vjeçar si Zëvendësprokuror i Përgjithshëm. pas përfundimit të mandatit të parë, teksa ka qenë i vetmi kandidat që ka shprehur interes.

10:47
23 vite nga Masakra e Reçakut

Kjo e shtunë shënon 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut në Kosovë, ku më 15 janar të 1999 u vranë 45 shqiptarë të paarmatosur.

10:44
Berisha: Sot festojmë 31 vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Lezhë

Ish kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se ditën e sotme në orën 11:00 do të festohet 31 vjetori i themelimit të degës së PD-së në Lezhë.

10:37
Puth vajzën 10-vjeçare në buzë, ndjekësit i kthehen keq David Beckham!

David Beckham postoi në Instagram të premten për të ndarë një imazh që tregonte atë duke puthur në buzë vajzën e tij 10-vjeçare Harper.

10:25
“Duan të mbajnë peng Shqipërinë”/ PD nxjerr videon: ‘Trekëndëshi’ Rama, Meta dhe Berisha kanë dalë hapur kundër Bashës!

Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video, me një mesazh të përsëritur: “Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës”.

10:15
​I riu i jep veshkën vjehrrës, e dashura e lë dhe martohet me dikë tjetër!

Uziel Martinez, një Tik Toker nga Meksika ka treguar aventurën e tij më të fundit.

10:01
Kapen me 17 kilogramë kanabis në makinë, arrestohen tre persona në Mirditë (Emrat)

Tre të rinj janë arrestuar nga policia në Mirditë, pasi u kapën duke transportuar 17 kilogramë kanabis sativa.

09:55
Gjokoviq ndalohet sërish në Australi, e deklarojnë kërcënim publik

Australia e ktheu Novak Gjokoviqin në mbajtje të shtunën (15 janar), duke thënë se kundërshtimi i yllit të tenisit ndaj vaksinimit mund të shkaktojë “trazira civile”.

09:43
Me kallashnikov me vete, arrestohet i mituri në Kukës

Një i mitur është vënë nën prangat e policisë në Kukës, pasi u kap me kallashnikov me vete.

09:37
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, ja temat kryesore që do të diskutohen

Partia Demokratike pritet të mbledhë sot Këshillin Kombëtar, ku pritet të diskutohet në lidhje me situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 janar, shqyrtimin e miratimin e rregullores së brendshme dhe ndarjen e detyrave për anëtarët e këtij Këshilli.

09:29
Arrestohen dy të rinj në Sarandë, ja për çfarë akuzohen

Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë në Sarandë.

09:21
Conte përjashton lojtarin nga skuadra, mesfushori del në merkato

Tanguy Ndombele duket se i ka krisur përfundimisht raportet me trajnerin Antonio Conte dhe klubin e Tottenham.

09:12
Ministrja Kushi në shkolla të Bulqizës e Dibrës: Procesi mësimor zhvillohet normalisht pavarësisht kushteve dimërorë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka vizituar gjatë ditës së djeshme zona shkolla në zona rurale të Bulqizës dhe Dibrës.

09:02
Gjermania shpall Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut zona me rrezik të lartë

Duke filluar nga e diela udhëtarët që vijnë në Gjermani nga Shqipëria ose Maqedonia e Veriut duhet të regjistrohen në internet. Gjermania paralajmëron që të mos udhëtohet në këto dy vende nëse nuk është e nevojshme.

08:53
Rindërtimi/ Dorëzohen 802 shtëpi, Rama: Vijon puna për 31 pallate në Shijak

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar pamje nga procesi i Rindërtimit në Shijak.

08:45
Bujqësia nuk pret rritje në vitin 2022, shkak mungesa e subvencioneve dhe çmimeve të larta të inputeve

Zinxhiri bujqësor, që nga prodhimi, magazinimi, përpunimi dhe eksporti nuk pret rritje në vitin 2022.

08:33
“Klubi po më vendos në presion”, Haaland: Dua vetëm të luaj futboll!

Erling Haaland ishte protagonist në fitoren e së premtes mbrëma të Borussia Dortmund ndaj Freiburg me rezultatin 5-1.

08:23
Serbia tenton futjen e materialit zgjedhor në Kosovë

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka njoftuar të premten në mbrëmje se në pikën kufitare Merdare, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është ndalur një zyrtar i Komisionit Republikan Zgjedhor, i cili ka tentuar të importojë materiale zgjedhor në Kosovë për referendumin e ardhshëm në Serbi, i cili do të mbahet më 16 janar.

08:13
​Kosovë/ Referendumi serb mbledh Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot me fillim prej orës 14:00 për të mbajtur seancën e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

08:01
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë një mot të qëndrueshëm dhe pa reshje.

07:17
OBSH rekomandon dy ilaçe të reja për COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi të premten dy ilaçe të reja “baricitinib” dhe “sotrovimab” për trajtimin e COVID-19.

06:58
Shenjat treguese që e ftohura ka kaluar në bronkit, kurat natyrale

Kufiri mes të ftohurës dhe bronshitit është i hollë sa një fije peri, thonë mjekët. Sipas tyre, një kollë e thjeshtë mund të transformohet në një problem më të rëndë me mushkëritë, nëse pacienti nuk tregohet i vëmendshëm ndaj simptomave.

06:32
Trup i shëndetshëm pas moshës 40 vjeç, njihuni me zakonet që duhen ndryshuar

Nëse jeni rreth 40 vjeç, jeta juaj është ndoshta shumë e zënë. Jeni në kulmin e karrierës. Mund të keni fëmijë, të cilët zënë një pjesë të madhe të kohës tuaj. E ndoshta për arsyet e më sipërme nuk po stërviteni aq sa do të dëshironit. Dhe gjithashtu ju jeni ende të rrënjosur tek ato zakone të mënyrës së të ushqyerit që keni krijuar në fund të të 20-ave dhe të 30-ave.

06:06
5 arsye pse dieta nuk funksionon për të gjithë njësoj

Në shumicën e rasteve, dietat nuk janë efektive për t’i ndihmuar njerëzit të humbin peshë dhe ta mbajnë atë. Në një hulumtim studiuesit argumentuan se dieta në fakt çon në shtim të peshës.

05:40
Del në ankand një ”Cadillac” i Elvis Presley-t, zbuloni vlerën

”Cadillac”-u tip ”Fleetwood Brougham”, dikur në pronësi të Elvis Presley ka dalë në ankand, deklaroi kompania ”British Car & Classic”. Makina u ble nga vetë Presley më 26 shtator 1974, për shumën prej 12 512 dollarësh.

05:15
Pa këta 3 elementë lidhja juaj me partnerin do të dështojë

Çiftet që kanë arritur t’i sigurojnë ato kanë më shumë gjasa të qëndrojnë bashkë më gjatë. Të gjithë kemi nevoja të ndryshme që janë shumë të rëndësishme për ne (sa kontroll do të kemi, si do të komunikojmë, nëse do të qeshim shpesh, etj.). Megjithatë, ka disa faktorë që e bëjnë një marrëdhënie më të suksesshme dhe të përbashkët për të gjithë.

03:46
Martin Shkreli urdhërohet të kthejë 64 milionë dollarë

Një gjykatëse federale urdhëroi të premten Martin Shkrelin të kthejë 64.6 milionë dollarë fitime që ai dhe kompania e tij kishin siguruar nga rritja masive artificiale e çmimit të ilaçit Daraprim dhe ia ndaloi atij përgjithmonë të marrë pjesë në industrinë farmaceutike.

03:13
Sulm kibernetik në Ukrainë, në shënjestër faqet e internetit të qeverisë

Ukraina u godit nga një sulm masiv kibernetik dhe paralajmëroi qytetarët e saj që të përgatiten për skenarin më të keq. Nuk dihet se kush qëndron pas sulmit kibernetik të së premtes, por goditja vjen mes tensioneve të rritura me Rusinë e ndërsa bisedimet mes Moskës dhe Perëndimit kanë dështuar të ofrojnë ndonjë përparim serioz.

02:42
Shtëpia e Bardhë: SHBA e shqetësuar se Rusia po përgatit një sulm ndaj Ukrainës

Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin se Rusia mund të jetë duke u përgatitur të ndërhyjë së shpejti në Ukrainë, duke fabrikuar një pretekst për luftë nëse diplomacia nuk arrin të përmbushë objektivat e saj, tha Shtëpia e Bardhë të premten.

02:20
Nxori në ankand kapelen e saj për 250 mijë dollarë, kritika të forta ndaj Melania Trump

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump është vënë në qendër të kritikave nga mediat amerikane për shkak të koleksionit që ka nxjerrë në ankand, i quajtur ndryshe si koleksioni i “Kreut të Shtetit”.