Dhunoi gruan, arrestohet në flagrancë 60-vjeçari në Fier/ Në pranga edhe një tjetër shtetas

15/01/2022 14:43

Një 60-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 60 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi S. A., 56 vjeç, banues në Levan, (me detyrë administrator dhe drejtues teknik në një fermë blegtorale në Levan), pasi është dëmtuar gjatë kryerjes së punimeve në këtë fermë, një prej punëtorëve, shtetasi G. M., 64 vjeç, banues në Levan, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel