Sfida më e madhe për ekonominë shqiptare nuk do jetë më pandemia por inflacioni. Rritja e cmimev është arsyej kryesore dhe sipas ekspertëve më shumë se gjysma e inflacionit në Shqipëri, është e importuar.

Inflacioni dhe jo koronavirusi është tashmë sfida kryesore e të gjitha ekonomive, në Shqipëri dhe botë.

Shqipëria është duke përjetuar inflacion më të lartë se objektivi i parashikuar nga Banka Qendrore dhe kjo, rritje e pakontrolluar çmimesh po varfëron xhepat e qytetarëve. Ermal Miha, tregtar mishi dhe bulmeti tregon se rritja vjen në kushtet kur në Shqipëri po mungon lënda e parë:

“Fshatari që më përpara mbante 15 lopë, tani mban vetëm pesë. Në kushtet kur ka më pak prodhim dhe kërkesa është më e lartë çmimet rriten. Në dy tre vitet e fundit çmimet e gjësë së gjallë janë rritur me 70-80 lekë për kilogram. Kjo ndikon te fuqia blerëse, sepse ulet konsumi. Për mendimin tim kjo situatë do bëhet edhe më e zymtë.”

Sipas ekspertit të ekonomisë, Elvin Meka, inflacioni do vijojë të rritet edhe më tej:

“Shqipëria 50% të inflacionit e ka të importuar nga jashtë. Në botë pritshmëritë janë të ulen çmimet e energjisë që kanë kërcyer këto dy muajt e fundit. Kriza e zinxhirëve të furnizimit gjithashtu po vazhdon dhe nga Kina nuk po vijën lajme jo të mira, kështu që edhe për gjashtë muaj nuk presim ulje çmimesh.”

Në kushte inflacioniste as rritja e pagave nuk është më një opsion sipas ekspertit

“Është një zgjidhje e shpejtë, por do të ishte vetë-shkatërruese, sepse kjo fuqi e shtuar blerëse do të sillte edhe më shumë kërkesë, ndërsa oferta është më e ulët. Kjo mund të ishte e rrezikshme”.

Top Channel