Numri i lartë i personave të infektuar me Covid pothuajse 2200 raste të reja çdo ditë ka rritur ngarkesën nëpër qendra shëndetësore.

Mjekët e familjes po punojnë përtej kapacitetit njerëzor, pas ata mbajnë peshën kryesore në këtë situatë të pandemisë Covid.

Të gjithë pacientët me Covid vizitohen dhe mbahen në kontakt 24 orë në telefon.

Mjeku i familjes bën vizita mjekësore fizikisht me pacientët Covid, por nga ana tjetër kanë edhe të sëmurët kronikë, si dhe qytetarë të shumtë, të cilët në këtë periudhë janë prekur nga virozat stinore apo virusi i gripit A2N3.

Por nga ana tjetër nëpër qendra shëndetësore pacientë me Covid shkojnë për injeksione, pacientë të tjerë shkojnë për analiza, për të bërë tamponin që përcakton diagnozën Covid ose jo, si dhe vijojnë vaksinimet të cilët në këtë periudhe duket se janë shtuar, ndërkohë që duhet të lëshojnë receta me barna të rimbursueshme.

Mjekët e familjes kanë nevojë për mbështetje pasi në dy vjet pandemi punojnë me pacientët pa orar dhe në ditë pushimi.

Top Channel