Horror në pushime/ Britaniku qëllohet për vdekje me thikë nga e dashura në Bali teksa fliste me familjen (fotot)

15/01/2022 15:22

Një britanik është varë barbarisht nga e dashura e tij indoneziane në ishullin ekzotik Bali, teksa fliste në video me familjarët e tij në Britani.

48 vjeçari Matt Harper dyshohet se është qëlluar për vdekje me thikë nga Emmy Pakpahan në rezortin turistik të Azisë juglindore.

Babai i dy fëmijëve besohet se ishte në një video-telefonatë me bashkëshorten dhe thjeshtrën e tij kur ndodhi ngjarja.

Matt, i cili punonte për kompaninë e hoteleve të luksit Karma, ishte në një marrëdhënie me Pakpahan që prej verës, thonë miqtë e tij.

Pakpahan, me moshë rreth të 40-ave është e lindur në Indonezi por ka qytetari amerikane nga një martesë e mëparshme. Ajo i tha policisë se Matt kishte vrarë veten.

Gruaja i tregonte hetuesve një video ku burri ishte duke vdekur në shtëpinë e tij në Bali disa moments pas sulmit të dyshuar të të enjtes.

Në disa pamje të publikuara e dashura thotë: “Nuk e di çfarë ndodhi, nuk e di”.

Miqtë thonë se dyshja ishin vetëm të dashur por gruaja sugjeron në fotot e saj se ishin të martuar pasi në një foto shkruante “Zoti e Zonja Harper”.

Në një tjetër video të çuditshme në rrjetet sociale ajo filmon veten e saj duke falenderuar miqtë për mbështetjen pas lajmit të vdekjes.

Gruaja thotë në kamera: “Sigurisht që jam e tronditur. Dhe nëse nuk dëgjoni më nga unë, nuk është se nuk dua të përgjigjem por kam nevojë të procesoj gjërat”.

Por policia e Bali e kanë arrestuar atë si të dyshuar për vrasje.

Një tjetër ish-e dashur e Matt në Bali, Allin Efashion, tha për të përditshmen ‘The Sun’: “Kam qenë me të para se të shkonte me Emmy. Ishte njeri i mirë dhe i sjellshëm. Unë e doja shumë. Më dërgoi një tekst pak ditë para se të vdiste, ai thoshte se e urrente Emmy sepse po i shkatërronte jetën”.

“Ai ishte një baba shumë i mirë për dy vajzat e tij dhe thjeshtrën, dhe i dashur nga të gjithë në Britani dhe në Bali. U prehtë në paqe”.

Të tjerë miq të viktimës e përshkruanin Pakpahan si një të dashur “psikopate” që është akuzuar më parë për mashtrime financiare në mijëra dollarë, shkruan e përditshmja britanike The Sun.

Matt kishte ardhur në Bali nga Britania në shkurt 2020. Ai punonte me grupin e hoteleve dhe shpërndate shpesh foto të jetës së tij të re “të ëndrrave” në ishullin indonezian.

FOTO GALERI
1/5
Një britanik është varë barbarisht nga e dashura e tij indoneziane në ishullin ekzotik Bali, teksa fliste në video me familjarët e tij në Britani.

Top Channel