Përkujtohet masakra e Reçakut, Kurti: Mohimi bëhet për të ndryshuar historinë

15/01/2022 15:25
5 Dhjetor 2019. ALEKSANDAR VUÇIQ E QUAN “TRILLIM” MASAKRËN E REÇAKUT

Kosova përkujton 23 vjetorin e masakrës së Reçakut, ku 45 civilë të pafajshëm u vranë nga forcat paramilitare serbe.

Sikurse vitet e tjera, edhe në këtë 23 vjetor të masakrës Kompleksi Memorial i Reçakut është mbushur nga liderët e institucionëve, politikanë dhe familjarët e të vrarëve, të cilët kërkuan drejtësi për masakrën

Një aktivitet përkujtimor është organizuar pas nderimeve, ku dëshmitarë dhe familjarë të ngjarjes kanë rrëfyer tmerret e përjetuara. I pranishëm  kryeministri Albin Kurti u shpreh se mohimi masakrës bëhet për të ndryshuar historinë

Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak morën vëmendjen e gjithë botës së civilizuar, ndërsa ish-shefi i OSBE-së William Walker i pranishëm asokohe në vendngjarje e ka cilësuar atë si krim kundër njerëzimit.

 

 

Top Channel