Ministrja Evis Kushi u përgjigjet akuzave të opozitës për rikthimin në detyrë të drejtorit të një shkolle në Kamëz

15/01/2022 19:01

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi pas një procesi urgjent investigimi u është përgjigjur akuzave të opozitës, ku pretendonte se rikthimi në detyrë i drejtorit të një shkolle në Kamëz përbënte një skandal.

Nëpërmjet një reagimi në orën e mbrëmjes, Kushi dokumenton se rikthimi i drejtorit të shkollës është bërë pas vendimit të marrë nga organet ligjzbatuese.

Kushi: Menjëherë pas reagimit të opozitës në lidhje me rastin e rikthimit në detyrë të një drejtori shkolle në Kamëz, nisëm një proces investigimi, nga i cili rezultoi se rikthimimi i këtij drejtori është bërë nga DRAP Durrës në zbatim të legjislacionit në fuqi, pas vendimit të prokurorisë për mosfillim të procedimit penal, si pasojë e mungesës së veprës penale, arsye për të cilën dhe u largua nga detyra drejtori.

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet e varësisë çdo vendim e marrin në zbatim të ligjit dhe duke respektuar vendimet e institucioneve ligjzbatuese, duke mos lejuar cënimin e figurës së punonjësit arsimor, drejtor, nëndrejtor apo mësues.

Bashkëlidhur gjenden:
– vendimi për mosfillimin e procedimit penal nga ana e prokurorisë,
– dëshmia e penalitetit ku rezulton i padënuar,
– vendimi mbi rishikimin e aktit administrativ,
– vendimi për emërim në detyrë të drejtorit.

Top Channel