Conte përjashton lojtarin nga skuadra, mesfushori del në merkato

15/01/2022 09:21

Tanguy Ndombele duket se i ka krisur përfundimisht raportet me trajnerin Antonio Conte dhe klubin e Tottenham.

Mesfushori në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Chelsea u kontestua nga tifozët e tij teksa po dilte nga fusha në një moment zëvendësimi.

Mirëpo, për të kundërshtuar tifozët, zgjodhi të vonohej duke ngadalësuar hapat edhe pse ekipi i tij po humbiste me shifrat 2-0. Në këtë formë, dënimi për të ishte i pashmangshëm teksa në ndeshjen e kthimit ndaj bluve të Londrës, Conte nuk e kishte grumbulluar në skuadër Ndombele. Por, së fundmi, Conte ka marrë edhe një masë më ekstreme duke e përjashtuar nga grupi teksa e ka lënë të stërvitet veçmas pjesës tjetër të skuadrës.

Tashmë, fati i 25-vjeçarit te Spurs duket i vulosur dhe lojtari ka përfunduar në merkato, aty ku Napoli është një nga të interesuarit për shërbimet e tij. Kujtojmë se francezi u transferua në Londër në vitin 2019 nga Lyon për shumën e 60 milionë eurove, megjithatë për asnjë moment nuk ia doli të përmbushte pritshmëritë me ekipin anglez.

Top Channel