Kongresmeni amerikan që krahasoi pasaportën e vaksinimit me “kartën naziste”,dënohet nga muzeumi i Auschsitz (fotot)

15/01/2022 16:27

Një kongresmen republikan në SHBA që krahasoi pasaportat e vaksinimit me kartat e identifikimitqë nazistet i jepnin hebrejve, është dënuar nga Muzeumi i Auschwitz dhe ka kërkuar ndjesë për ata që janë ofenduar.

Republikani 51 vjeçar Warren Davidson, përfaqësues nga Ohio krahasoi kësaj jave dokumentet “green pass” me kartat e ndarjes së popullsisë në Gjermaninë Naziste. Ai tha se nazistët detyronin hebrejtë të mbanin karta të tilla identifikimi, në mënyrë të ngjashme me diskriminimin që dokumentet e vaksinimit po bëjnë sot me njerëzit.

“Le të kujtojmë sesi nazistët përpiqeshin të dehumanizonin hebrejtë duke i ndarë veç të tjerëve, duke i burgosur e duke i skllavëruar, përpara se t’i masakronin”, tha Davidson duke ripostuar kërkesat e pasaportës së vaksinës të njoftuara nga kryebashkiaku i Uashington DC, Mayor Muriel Bowser.

“Kjo ka ndodhur edhe më parë. #DoNotComply(Mos u bind)”, shkruante kongresmeni.

Davidson nuk ka përmendur nëse është vaksinuar apo jo.

Por Muzeumi Auschwitz në Poloni dënoi komentet e republikanit duke thënë se “shfrytëzonin tragjedinë e njerëzve” që vuajtën nga viti 1933 deri në 1945.

Por megjithë kritikat, Davidson mbronte komentet e tij duke thënë se kundershtonte ‘vaksinimin e detyruar dhe pasaportat e vaksinimit’, jo vaksinat.

Davidson kërkoi ndjesë gjithashtu për ‘miqtë e tij hebrej’, por në komentet e tij ai shtoi shprehjen e famshme të shkrimtarit të njohur amerikan Mark Twain duke thënë, ‘Historia nuk e përsërit veten, por shpeshherë bën rimë”.

“Duhet të evidentoj se kur qeveritë dehumanizojnë njerëzit, ndodhin gjithnjë gjëra të këqija. Nganjëherë është hapi i radhës, veçimi i tyre. Për fat të keq çdo referencë për faktin sesi nazistët ia arritën ta bënin, parandalon fokusimin në gjëra të tjera përveç Holokaustit”, shkruante Davidson. / Metro.co.uk/

FOTO GALERI
1/3
Një kongresmen republikan në SHBA që krahasoi pasaportat e vaksinimit me kartat e identifikimitqë nazistet i jepnin hebrejve

Top Channel