Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë në Sarandë.

Policia arrestoi shtetasin F.G., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lende narkotike, ndërsa nën pranga u vu edhe shtetasi E.H., të cilit iu gjet një përforcues grushti.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin F. G.,29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Delvinë, sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet një perforcuese grushti (dorezë metalike)”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel