Rritja e çmimeve në dhjetor arriti nivelin më të lartë në 11 vite duke kaluar dhe objektivin e Bankës së Shqipërisë.

Bizneset në vend janë duke reflektuar krizën e energjisë që ka pushtuar Europën dhe krizën e zinxhirëve të furnizimit, që vjen nga Kina. Mira Pogaçi analiste biznesi shprehet se këto çmime nuk pritet të ulen.

Sipas bankës së Shqipërisë pesha e inflacionit të importuar në rritjen totale të çmimeve në Shqipëri u rrit ndjeshëm në tremujorin e tretë të vitit duke arritur në 54%, gjë e cila po shtyn rritjen e çmimeve.

Situata mund të bëhet edhe më rëndë nëse kriza energjetike vazhdon pas gjashtëmujorit pasi pritet që në qershor rreth 7 mijë biznese ta blejnë atë në treg të lirë me çmime katërfish më të larta.

Top Channel