Tragjedia e Costa Concordia/ Pak para fundojses kapiteni kalonte natën me kërcimtaren moldave (fotot)

14/01/2022 16:11

Kroçera Costa Concordia shënoi dje përvjetorin e parë të mbytjes por do të mbahet mend dhe për kapitenin e saj famëkeq Francesco Schettino, që teksa anija gjigande bllokohej në cekëtirë, ai kalonte natën me një nga balerinat e stafit.

52-vjeçari i burgosur tashmë, është i martuar e me fëmijë, por kishte gjithashtu dhe një të dashur sekrete që i bënte shoqëri në kabinë për sesione të orëve të vona.

Schettino është dënuar tashmë nga opinioni publik për neglizhencë dhe është burgosur për vrasje nga pakujdesia të 32 pasagjerëve që humbën jetën në tragjedi.

Por mediat raportonin sot për  të dashurën e tij bukuroshe Domnica Cemortan e cila njihej me Schettino që prej vitit 2011 kur ai e kishte marrë në punë si guidë në bordin e anijes dhe përkthyese për turistët rusë.

E përditshmja Mirror shkruan se puthjet në zyrën e tij shpejt çuan në vizita të fshehta natën në kabinën e tij, që zakonisht ndodhnin disa orë para se kapiteni të merrte detyrën.

Siç bënte zakonisht, edhe natën e 13 janarit 2021, ai doli në kuvertë me të dashurën e tij të fshehtë, duke lënë zyrtarët e tjerë të kontrollonin pozicionin në radar.

Sistemi i navigimit ishte fikur sapo anija ishte afruar rreth 300 larg bregut, dhe aty gjërat nisën të marrin rrugën e dreqit.

Teksa kishte pranë “sirenën e tij bionde”  Schettino vuri re papritur dallgët që përplaseshin në shkëmbinjtë dhe urdhëroi kthesën e fortë të drejtimit, por ishte tepër vonë.

Shkëmbinjtë hapën një çarje 70-metra të gjatë në anë të anijes, uji nisi të hynte në dhomën e motorëve dhe anija nisi të batohej.

Alarmi i anijes ishte ndezur me vonesë dhe mes kaosit të uljes së barkave të shpëtimit, pasagjerët nisën të hidheshin nga anija për të shpëtuar.

Në këtë kohë Schettino duhet të sigurohej që të shpëtonin sa më shumë pasagjerë, pasi kapiteni është njeriu i fundit që duhet të braktisë anijen. Por ai tha në gjykatë se kishte rënë në një barkë shpëtimi dhe nuk mund të dilte më prej saj derisa arriti në breg.

Në telefonatën e famshme të regjistruar nga ngjarja një oficerë i rojës bregdetare dëgjohet i ulërin atij “Kthehu në bordin e anijes, idiot”.

Por ai nuk e bëri kurrë.

Teksa ujërat përmbysnin anijen masive, edhe Domnica arriti të shpëtonte dhe t’i thoshte më pas gazetarëve se thuajse vdiq kur anija po fundosej si në filmat e katastrofave.

FOTO GALERI
1/5
Domnica Cemortan (majtas) e cila njihej me Schettino që prej vitit 2011 kur ai e kishte marrë në punë si guidë

Top Channel