Braçe: Pse janë rritur çmimet e bujqësisë/ Ish.zv/kryeministri kërkon interpolancë në Kuvend

14/01/2022 15:24

Ish zv.kryeministri Erion Braçe do të kërkojë përmes një interpelance në parlament, nga ministrat shpjegime se përse çmimi imputeve të përdorura nga fermerët janë rritur.

“Çmimet e ushqimeve/perimeve frutave të freskëta janë rritur;

por jo nga fermeri! ndërkohë; çmimet e lëndëve të para në bujqësi janë trefishuar! kostot e bujkut janë rritur, çmimet e prodhimeve të tij jo!

raporti mes çmimit te inputeve dhe çmimit të produktit të bujkut është tmerrësisht i padrejtë: 1 kg grurë kushton 110 lekë,

por 1 kg grurë kushton 30 leke; 1 kg dap kushton 110 leke, por 1 kg misër kushton deri 38 lekë; 1 kg nitrat kushton 90 lekë, por 1 kg domate (më e mira) kushton 50 lekë”,tha ai.

“Çmimet e drejta të lëndëve të para, por edhe produkteve të bujkut, janë detyrë e qeverisë” thekson Erion Brace.

 

 

 

 

Top Channel