Më shumë se 100 nxënës braktisin shkollën në Greqi, ndërhyn prokuroria: Prindërit rrezikojnë humbjen e kujdestarisë

14/01/2022 19:59

Duket se vendosmëria e prindërve për të mos pranuar ende ekzistencën e covid në disa raste, ose frika prej kësaj sëmundje fatale në disa raste të tjera, ka bërë që më shumë se 100 fëmijë të arsimit të detyrueshëm në Greqi, të braktisin mësimin.

Fenomeni është më i përhapur në ishullin e Kretës, ku 21 fëmijë nuk janë dërguar në shkollë asnjë ditë për këtë vit.

Lajmi bëhet publik prej zyrës së arsimit në ishullin më të madh të vendit dhe ka detyruar prokurorinë të hape me urgjencë një proces penal ndaj prindërve të pa bindur.

Burime nga ishulli i Kretës, thonë se në këtë ishull prindërit e  21 nxënësve nuk kanë lënë fëmijët e tyre të  paraqiten  në shkollë për këtë vit mësimor, duke refuzuar t’i kalojnë në testet e detyrueshme covid në të cilat duhet të kalojnë nxënësit tre herë në javë, ndërsa nuk bëhet fjalë që të lejojnë vaksinimin e tyre nëse kjo do të jetë e detyrueshme.

Këta prindër refuzojnë t’ju vendosin fëmijëve maska, dhe as ti kryejnë teste, prej “frikës ” se nëpërmjet testit do të infektohen me covid.

Mësohet se këta të mitur nuk janë paraqitur fare në shkollë, megjithë kërkesat e vazhdueshme të autoriteteve që kjo të ndodhë, pasi fëmijët tashmë e kanë humbur vitin shkollor për shkak të mungesave.

Më herët zyra e arsimit të ishullit të kKretës kontaktoi me prindërit e pa bindur, por sërish asnjë reagim.

Duke parë me shqetësim se një numër prej pothuaj 100 nxënësish në të gjithë Greqinë nuk paraqiteshin në shkollat e ciklit të ulët, në muajin dhjetor qeveria ndryshoi ligjin e arsimit të detyruar, duke e kthyer mos dërgimin e fëmijëve në ciklin e arsimit të detyrueshëm nga gjobë, në vepër penale që dënohet me burg dhe deri në heqje të kujdestarisë, shumë pak prej fëmijëve u dërguan në shkollë.

Pikërisht kjo situatë ka detyruar prokurorinë e përgjithshme greke ti dërgojë një letër urgjente gjithë drejtorive arsimore të vendit, për evidentimin e rasteve të refuzuesve të covid për të dërguar fëmijët e mitur në shkollë, dhe në vazhdim ka urdhëruar këto drejtori të raportojnë rastet me qëllim nisjen e procesit penal që me gjasa disa prej këtyre familjeve mund ti kushtojë humbjen e kujdestarisë së fëmijëve të tyre.

Lajmi ka shkaktuar jo pak reagim në shoqërinë greke,ku shumica e opinionit është pro qëndrimit që qeverisë dhe janë dakord me dënimet deri në heqje të kujdestarisë së fëmijëve,ndërsa  një pakicë e vogël mbështesin prindërit “rebelë” në qëndrimin e tyre për të mos i dërguar fëmijët në shkollë.

Top Channel