Lulzim Basha e ka kapërcyer jo pak herë pragun e prokurorisë, por kësaj radhe i duhej të dëshmonte për ndodhitë në partinë që ai drejton prej tre mandatesh.

Kryedemokrati rrëfeu për gati dy orë se në tetë janar mbledhja e demokratëve që po mbahen në seli u ndërpre për shkak të sulmeve nga jashtë godinës.

Burimet tregojnë se Basha ka nënvizuar se nuk e njoftoi i policinë për të ndërhyrë. Ndërsa ka hedhur poshtë akuzat për prani personash të dyshimtë në godinën blu.

Me insistimin se duhet të hetohen organizatorët dhe përgjegjësit e tetë janarit, kryetari i PD kërkon gjithashtu zbardhjen e protestës.

Kryedemokrati akuzon se organizatorët e protestës së tetë janarit përdorën mercenarë, që sidoqoftë siç këmbëngul edhe Berisha nga ana tjetër duhet ti gjejë prokuroria.

Akuzat e demokratëve për njëri tjetrin janë zhvendosur nga podiumet e politikës para drejtësisë.

Në prokurori dha deklaratën e tij dhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi që ka përshkruar me detaje se si u sulmua selia dhe se ai mbasi telefonoi dy herë policinë për të ndërhyrë, herën e tretë mbasi kishte njoftuar edhe ndërkombëtarët ajo i është përgjigjur.

Top Channel