Bandat rivale të majmunëve terrorizojnë qytetin tajlandez; Luftojnë për ushqim dhe pije me gaz (fotot)

14/01/2022 15:32

Turma masive majmunësh të egër kanë terrorizuar një qytet në Tajlandë pasi kanë fituar varësi ndaj pijeve me gaz, babaneve dhe ushqimeve qytetare të sheqerit.

Qyteza e Lopburi, rreth 120 km në veri të kryeqytetit Bangkok, njihet për popullatën e saj të majmunëve, aq sa banorët mbajnë një festival të përvitshëm në nder të kafshëve primate.

Por që kur turistët nisën të rikthehen në Tailandë pas zbutjes së kufizimeve në nëntor, majmunët e Lopburi kanë shijuar më shumë ushqime të sheqerta dhe pije me gaz që i japin energji dhe uri të shtuar.

 

Tashmë rrugët janë gjithmonë të mbushur me majmunë makake të fuqizuar nga sheqeri, që konkurrojnë dhunshëm me njëri-tjetrin për ushqim dhe territor.

Pamjet të regjistruara kësaj jave tregonin qindra majmunë që bridhnin rrugëve duke kërcyer mbi makina e njerëz, duke vjedhur ushqimin apo zotërimet e banorëve.

Në pamje shihen banorë që i japin majmunëve tubeta me shurup sheqeri të cilat kafshët e etura i thithin deri në fund, ndërsa një burrë u shpërndan atyre banane.

Mungesa totale e frikës nga njerëzit do të thotë se sjellja e majmunëve është krejt e panatyrshme.

Banorët thonë se banda rivale të kafshëve luftojnë për territor dhe kur hasin njëra-tjetrën luftojnë në mënyrë të përgjakshme.

Zyrtarët janë përpjekur të mbajnë nën kontroll popullatën e majmunëve vitet e fundit por pa sukses.

Një numër i madh i tyre u sterilizuan në 2020 si pjesë e një programi qeveritar por numrat kanë vijuar të shtohen gjatë kufizimeve të pandemisë.

Zyrtarët e botës së egër përpiqen t’i joshin ata në kafaze me fruta dhe më pas i dërgojnë në klinikën e sterilizimit ku edhe shenjohen si të tillë.

Por që prej izolimeve të pandemisë makakët kanë pasur hapësirën për të bredhur lirisht në qytet e rrethinat,  ku vendasit dashamirës i ushqenin në mungesë të turistëve.

FOTO GALERI
1/15
Turma masive majmunësh të egër kanë terrorizuar një qytet në Tajlandë pasi kanë fituar varësi ndaj pijeve me gaz, babaneve dhe ushqimeve qytetare

Top Channel