Shifrat rekord të infektimeve me COVID që janë shënuar javët e fundit në vendin tonë por dhe variantet e reja të virusit kanë shkaktuar shqetësim te qytetarët e kryeqytetit, një e pjesë e të cilëve mendojnë se duhet të shtrëngohen masat.

Të shumtë janë edhe qytetarët që paraqiten pranë qendrave shëndetësore me simptoma të virozave, gripit apo Covid, që janë lehtësisht të ngatërrueshëm me njëra tjetrën.

Pavarësisht infektimeve të larta, Komiteti Ekspertëve vendosi që mos të ketë ndryshim të masave kufizuese, por apeluan për zbatimin e tyre dhe theksuan rëndësinë e vaksinimit.

Top Channel