“Micro Folie” është hapësira më e re dhe kreative që ofron më shumë për të rinjtë dhe fëmijët, në fushën e teknologjisë dhe artit.

“Micro Folie” e parë ndodhet pas godinës së Kryeministrisë dhe do të organizohet me rezervime, në mënyrë që të mund ta shijojnë të gjithë fëmijët. I pranishëm në përurimin e kësaj hapësire të re ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se shumë shpejt do të krijohet ‘Micro Folie’ të tjera në të gjithë vendin.

Ky projekt, dedikuar industrisë kreative është krijuar në Francë por tashmë do të hapë siparin në Tiranë si Kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Micro Folie” përfshin muze digjital, laborator dhe lojëra me qëllim informimin, edukimin dhe argëtimin e fëmijëve dhe të rinjëve me artin vendas dhe botëror

Kryeministri Rama në përurimin e hapësirës më të re dhe kreative “Micro Folie”, që afron më shumë të rinjtë dhe fëmijët me teknologjinë dhe artin.

Kryeministri zbuloi se paralelisht me këtë strukturë do të vijë një tjetër risi në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, një autobus i madh lëvizës për spektaklin në komunitet!

“Ne do të krijojmë një zinxhir hapësirash, strukturash të tilla, përzihet bashkë me mundësinë e vizitës digjitale në korridoret më të magjishme të artit edhe mundësia për të bashkëvepruar për këto mikro aktivitete që gjenden në këndet e kësaj strukture dhe krijon një mundësi ndërveprimi për fëmijët dhe më të rinjtë.

Ne po punojmë që paralelisht me strukturat e Micro Folie të sjellim një risi tjetër me Ministrinë e Kulturës, që është risia e një autobusi të madh lëvizës për spektaklin në komunitete, që çon operan, muzikën, teatrin, veprat, duke i bërë më të aksesueshme dhe më të afërta me njerëzit. Së shpejti do sjellim autobusin e parë. Me të dyja këto do i japim një shtysë gjallërie hapësirës mes fundit të mësimit dhe vajtjes në shtëpi, hapësirës së kohës së lirë që kemi vendosur ta mbushim me aktivitete”, tha Rama.

Top Channel