Një lokal është përshirë nga flakët në fshatin Reç të Malësisë të Madhe.

Policia njofton se paraprakisht dyshohet se shkaku të ketë qenë një shkëndije elektrike.

“Rreth orës 20:20, jemi njoftuar në sallën operative nga shtetasi Xh. M., se në lokalin e tij të quajtur “Bujtina” në fshatin Reç, Bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr. Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk ka një raportim mbi dëmet e shkaktuara si pasojë e flakëve.

Top Channel