E mërkurë, 05 Maj 2021
13:34
Shkarkimi i Presidentit/ PS nuk humbet kohë, Manja: Mbledhja mbahet nesër. Sekretaria të njoftojë Presidentin për…

Komisioni i Ligjeve vendosi të zhvillojë nesër në orën 11:00 mbledhjen e radhës në lidhje me kërkesën për shkarkimin e presidentit, me 13 vota pro, një kundër, dhe asnjë abstenim.

13:28
“Vaksinimi ka ulur numrin e viktimave”- Silva Bino: Deri në tetor, apo në festat e fundvitit do të jemi…

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino ka thënë se procesi i vaksinimit ka ulur ndjeshëm numrin e të infektuarve dhe të viktimave në vend.

13:20
Ministrja Manastirliu qetëson qytetarët: Nuk ka asnjë kufizim të vendosur nga vendet e BE-së për llojet e vaksinave

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar se deri më tani të gjithë qytetarët që kanë marrë vaksinat Coronavax dhe Sputnik se mund të udhëtojnë të lirë në vendet e BE-së.

13:13
Takimi me Varhelyi/ Basha: PD e vendosur për ta vazhduar betejën për ndryshim dhe demokraci në Shqipëri

Kryetari i PD Lulzim Basha zhvilloi një takim me Komisionerin e BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Kreu i PD e falenderoi zotin Varhelyi dhe Komisionin Europian për sasinë e vaksinave që BE i ka dhënë Shqipërisë si dhe për mbështetjen financiare për të lehtësuar pasojat ekonomike dhe shëndetësore. Ne qendër të takimit ishte procesi i zgjedhjeve të 25 prillit.

13:11
“Kemi folur më shumë me sy”, Redi Radoja rrëfen bisedën me të atin: Ishte e vështirë që të kujtohej të merrte frymë

Djali i të ndjerit Guljelm Radoja, Red Radoja e ka të pamundur të udhëtojë drejt Shqipërisë deri në darkë pasi ndodhet jashtë vendit dhe duhet të marrë një test për të treguar se nuk është i infektuar me Covid-19.

13:08
Komiteti i Ekspertëve: Hiqet karantina për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia, hapen auditoret e universiteteve për konsultime dhe provime

Komiteti Teknik i Ekspertëve i mbledhur mesditën e sotme ka vendosur hapjen e pjesshme të auditoreve të universiteteve dhe heqjen e karantinës dy javore për qytetarët që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në konferencën për media.

12:50
FOTOT/ Me trëndafila e zambakë në duar, komunistët nderojnë dëshmorët e Atdheut

Pjesë e homazheve në nder të dëshmorëve të atdheut, në “Varrezat e Dëshmorëve” ishin edhe përfaqësues të Partisë Komuniste Shqiptare.

12:50
Andi dhe Jasmina i japin fund sherreve? Fotografia e fundit ngriti dyshime të mëdha

Disa ditë më parë, çifti shumë i komentuar i momentit, Andi dhe Jasmina vendosën të dalin përfundimisht nga emisionin Për’puthen, për ta vazhduar njohjen e tyre jashtë pa presionin e kamerave dhe publikut.

12:41
Pse duhet shkarkuar Presidenti? Vasilika Hysi rendit shkeljet e Metës: U bë palë me opozitën, kur duhet të ishte mbi palët! Nxiti gjuhën e urrejtjes

Vasilika Hysi anëtare e komisionit të Ligjeve i cili është mbledhur për të nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, renditi arsyet se pse kërkohet shkarkimi i kreut të shtetit.

12:28
“Sezon veror më i qetë psikologjikisht”/ Mjeku Alimehmeti sqaron cili është ndryshimi nga viti i kaluar. Zbulon arsyen përse nuk krijohen antitrupa nga vaksina

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka zbuluar se diferenca mes kësaj vere dhe të kaluarës për shkak të Covid-19 do të jetë situata psikologjike e çdo personi.

12:26
Vlora është gati/ Synohet të ruhet tregu nga Mali i Zi dhe Greqia

Fluksi i fundjavës së pashkëve në Vlorë shihet si një ogur i mirë për sezonin e turizmit në prag.  Sipas operatoreve turistik apo dhe menaxhereve të hoteleve në qytetin e Vlorës ky sezon ka filluar tashmë më herët krahasuar me vitin e kaluar.

12:24
Korçë/ Protestojnë banorët e zonës pranë terminalit të ri, kërkojnë vijat e bardha

Pas ndërtimit të terminalit të autobusëve në Korçë një pjesë e banorëve  të lagjes 9 të qytetit kanë protestuar duke kërkuar vendosjen e sinjalistikës rrugore për shkak të trafikut të rënduar në zonë.

12:20
Nisma për shkarkim, Meta letër Komisionit të Ligjeve: Keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse nga Kuvendi njëpartiak

Ndërsa komisioni i Ligjeve, ka nisur shqyrtimin e kërkesës së 50 deputetëve të PS për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit të Republikës, Meta i drejtohet me një letër anëtarëve të këtij komisioni.

12:13
Të ndarë edhe për dëshmorët/ Ceremonia për ‘5 Majin’ në varrezat e dëshmorëve të atdheut

Dita e vrasjes së Qemal Stafës nga fashistët përkujtohet si dita e përkujtimit të dëshmorëve në Shqipëri. Në ceremoninë shtetërore organizuar me këtë rast Presidenti Meta ishte së bashku me kryetarin e Kuvendit Ruçi, ministrat Xhaçka dhe Peleshi, shefi i shtabit të ushtrisë si dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

12:05
Pipero: Brenda majit do kemi një milion të vaksinuar

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha në Breaking në Top News se brenda majit vendi ynë do të arrijë në një 1 milion të vaksinuar.

12:01
Aktori Bashysa rrëfen si e përjetoi Guljelm Radoja infektimin nga Covid-19: Nuk dorëzohej kollaj, ishte si çun i ri

Arti shqiptar është në zi pasi ditën e sotme është ndarë nga jeta aktori i njohur Guljelm Radoja në moshën 75-vjeçare për shkak të Covid-19.

11:59
Napoleon Bonaparti: Tiran, gjeni apo të dyja bashkë?

Më 5 maj 1821, Napoleon Bonaparti vdiq në moshën 51 vjeç, i burgosur në bazën e atëhershme britanike të Shën Helenës në Atlantikun jugor. Korsikani trupvogël që nga një oficer i artilerisë franceze u kthye në Perandorin që mbizotëronte Evropën kontinentale, është ende temë për të cilën shumë historianë kundërshtojnë njëri-tjetrin edhe 200 vjet pas vdekjes së tij. A ishte ai një gjeni vizionar apo një tiran brutal – apo një kombinim i këtyre të dyjave?

11:40
Ndarja nga jeta e Guljelm Radojës, shkrimi prekës i regjisorit: Sot më dhe dozën e fundit, ma helmove shpirtin miku im

“Ma helmove shpirtin”, shkruan regjisori Kastriot Çipi, i cili është tepër i trishtuar për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Guljelm Radoja për shkak të Covid-19.

11:38
Shefja e misionit të ODIHR takim me Celibashin

Shefja e misionit të ODIHR Ursula Gacek në vazhdën e takimet të saj zhvilloi një të tillë dhe me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.

11:31
Durrës/ Makina e 43-vjeçares përfshihet nga flakët, shoqërohen në polici dy persona

Një makinë është përfshirë nga flakët në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 dhe për djegien e makinës së shtetases 43-vjeçare janë shoqëruar në polici dy persona si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

11:24
Kanosi nënkryetarin e Bashkisë së Krujës, procedohet penalisht 66-vjeçari

Policia e Krujës ka proceduar penalisht një 66-vjeçar, pasi akuzohet se ka kanosur për shkak të detyrës nënkryetarin e Bashkisë së Krujës.

11:22
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, homazhe në nder të Dëshmorëve të Atdheut

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

11:19
Presidenti Meta nderon sakrificat sublime të Dëshmorëve të Atdheut: Të angazhohemi për të bërë shumë më tepër që qytetarët shqiptarë

Presidenti Meta nderon sakrificat sublime të Dëshmorëve të Atdheut: Të angazhohemi për të bërë shumë më tepër që qytetarët shqiptarë të gëzojnë të gjitha liritë, që u takojnë në vendin e tyre dhe që Shqipëria të meritojë sa më parë vendin e saj në Bashkimin Europian.

11:05
Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, bie në pranga 35-vjeçari/ Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

10:58
Kultivonin bimë narkotike/ Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

10:52
FOTO/ “Ju kërkojmë ndjesë, të presim pak”, momenti kur avioni ndalon fjalën e komisionerit Varhelyi. Rama nuk mban të qeshurën

Gjatë konferencës së përbashkët të Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe kryeministrit Edi Rama në Rinas pati një pushim pasi pranë tyre po kalonte një avion turk.

10:45
“Non-Papers”/ Varhelyi: Këto lajme nuk janë të vërteta! Rama: Vizioni im mbetet “Shengeni Rajonal”

Komisionieri i lartë për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët që pati në Rinas, me kryeministrin Edi Rama është pyetur nga gazetari i “Top Channel”, Muhamed Veliu për “Non-Papers”, i cili ka krijuar shqetësim edhe në Bruksel, për një rishikim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

10:36
Varhelyi: Shqipëria do marrë 145 mijë vaksina të Pfizer dhuratë nga BE!

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria do të marrë 145 mijë vaksina të Pfizer dhuratë nga BE.

10:35
Duhet pasaportë vaksinimi për turistët që duan të bëjnë pushimet në Shqipëri? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht apo pengesë për ata që duan të vijnë në Shqipëri për sezon turistik.

10:29
Varhelyi: Kemi bërë kërkesë që shtetet e BE të hapin kufijtë, shpresoj të kemi një verë normale

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi është shprehur se po punojnë për të sjellë vaksina të tjera në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

10:27
Varhelyi: Pa parlament të plotë nuk ecni drejt BE! Rama: PD është e mirëpritur kurdoherë

Komisionieri i lartë për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në vendin tonë tha se ata presin rezultatet përfundimtare, por bëri me dije se një parlament i plotë dhe funksional është thelbësor dhe kusht për rrugën e vendit drejt BE.

10:21
Eurokomisioneri Varhelyi: Ky është momenti për të fuqizuar më tej vaksinimin e qytetarëve shqiptarë. Jemi të interesuar për…

Komisionieri i lartë për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama ka thënë se fuqizimi i vaksinimit të qytetarëve shqiptarë është në fokus të BE-së.

10:17
Rama pret Komisionerin Varhelyi: Ishte zëri i arsyes për të sjellë vaksina në Shqipëri e rajon. Deri në gusht, vendi ynë merr të gjithë pjesën e akorduar

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Rinas Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, të cilin e falënderoi publikisht për dozat e vaksinës që kanë sjellë në Shqipëri dhe 2.2 milionë euro kontribuim për lëvrimin e vaksinave në të gjithë rajonin.

10:10
Grabiti dhe plagosi çiftin në Allias, arrestohet 24-vjeçari Markeljan Cungu. Ja veprat penale për të cilat akuzohet

24-vjecari Markeljan Cungu, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për katër vepra penale.

10:02
‘5 Maji’/ Basha homazhe në varrezat e “Dëshmorëve të Atdheut”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nderoi ‘Dëshmorët e Atdheut’ në ditën e veçantë të përkujtimit të tyre. Basha vendosi kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, tek Varrezat e Dëshmorëve”, si dhe u përkul me nderim përpara Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

09:40
Arti shqiptar në zi/ Postimi i trishtë i djalit të Radojës: Bab, do të ndrijnë sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit…

Djali i aktorit të ndjerë Guljelm Radoja, Redi Radoja ka dhënë lajmin e trishtë se i ati ka humbur betejën me koronavirusit.

09:28
E trishtë/ Aktori i njohur Guljelm Radoja ndërron jetë nga Covid-19

Aktori i njohur Guljelm Radoja ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në moshën 75-vjeçare.

09:25
‘5 Maji’/ Rama poston foton e përmendores për “Dëshmorët e Atdheut”: Respekt përjetësisht

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, kryeministri Edi Rama, e ka nisur me një urim për ‘5 Majin’ duke publikuar foto të përmendores për dëshmorët.

09:20
Dita e Dëshmorëve/ Ruçi: Përulem me respekt para 28 mijë partizanëve që ranë për pavarësinë e Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut.

09:19
Rriten frikshëm çmimet e apartamenteve/ Nela: Ja pse po shtrenjtohen banesat

Kriza e shkaktuar nga pandemia nuk ka prekur sektorin e ndërtimit, sidomos në bregdet dhe në qendër të Tiranës, ku çmimet janë rritur me përkatësisht dyfishim në zonën e parë dhe 16 për qind në të dytën.

09:18
“Mirënjohje të thellë dëshmorëve të çdo epoke”- Meta: Sot është dita e atyre që dhanë jetën për liri

Presidenti Ilir Meta kujton sot Ditën e Dëshmorëve të Atdheut.

08:49
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian mbërrin sot në Tiranë, pritet të takohet me Ramën dhe Bashën

Ditën e sotme, në orën 10:00 do të mbërrijë në Rinas komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

08:29
Avokatët e ish-policit Chauvin që vrau afro-amerikanin George Floyd kërkojnë një gjyq të ri, ja arsyeja

Avokati mbrojtës i ish-oficerit të policisë së Mineapolisit, i shpallur fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd ka kërkuar një gjyq të ri, duke thënë se gjykata abuzoi me informacionet e saj në disa pika dhe se vendimi për shpalljen fajtor duhet të hiqet për shkak të sjelljes së papërshtatshme të jurisë, thuhet në një dokument gjykate të dorëzuar të martën.

08:21
Franca mes zërave për grusht shteti! Le Pen: Macron po e çon vendin drejt kaosit, dhunës dhe rënies ekonomike

Parisi po gumëzhin edhe një herë nga zërat lidhur me ambiciet politike të ushtrisë franceze, 60 vite pasi udhëheqësi simbol i Francës Charles de Gaulle ia doli të ndalë një grusht shteti nga gjeneralë të pakënaqur, të zemëruar me vendimin e tij për t’u tërhequr nga Algjeria.

08:15
Varhelyi në Shkup: Bisedimet me BE-në varen nga marrëveshja me Bullgarinë

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka deklaruar të martën në Shkup se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

07:51
Blinken në Londër, nënvizon bashkëpunimin me aleatët

Ministrat e Jashtëm nga Grupi i Shtatë vendeve të industrializuara u mblodhën të martën në Londër për takimin e tyre të parë ballë për ballë në më shumë se dy vjet. Ndër çështjet kryesore në rend të ditës ishte Kina, e cila po demonstron një fuqi në rritje: nëse do të sfidohet ajo apo do të joshet drejt bashkëpunimit.

07:19
Rikthehen vranësirat dhe rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin, por do të ketë edhe intervale me reshje të izoluara.

07:07
Ligjvënësja republikane Liz Cheney kritikohet për sulmet ndaj zotit Trump

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve pritet të bëjnë një përpjekje për të hequr ligjvënësen Liz Cheney nga udhëheqja e partisë së tyre për denoncimin e pretendimit të rremë të ish Presidentit Donald Trump se zgjedhjet iu vodhën, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters dy burime të republikanëve në Kongres.

07:00
Avokatët e ish-policit Chauvin kërkojnë një gjyq të ri

Avokati mbrojtës i ish-oficerit të policisë së Mineapolisit, i shpallur fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd ka kërkuar një gjyq të ri, duke thënë se gjykata abuzoi me informacionet e saj në disa pika dhe se vendimi për shpalljen fajtor duhet të hiqet për shkak të sjelljes së papërshtatshmë të jurisë, thuhet në një dokument gjykate të dorëzuar të martën.

06:32
Njihuni me 6 ushqimet që mbështesin rigjenerimin e qelizave

Natyra gjithmonë na jep mjetet e duhura për të luftuar sëmundjet dhe për të jetuar shëndetshëm. Kështu që gjithçka që duhet të bëni është të konsumoni ushqimet e duhura, të cilat mbështesin rigjenerimin e qelizave. Trupi i njeriut ka aftësi të rigjenerojë veten pas një farë kohe, për shembull lëkura rigjenerohet për 30 ditë, ndërsa qelizat e kuqe të gjakut rigjenerohen për 4 muaj.

06:16
Mungesa e gjumit/ Zbuloni arsyet pse ju shëndosh më shumë se ushqimet

Studime të viteve të fundit kanë zbuluar një lidhje të fortë mes kohëzgjatjes së gjumit dhe shtimit ne peshë. Sipas studimeve, nëse njeriu fle më pak se pesë orë, rrit gjasat e shtimit në peshë.

05:58
Lëngje frutash dhe perimesh që ju mbrojnë nga gripi

Vitamina C është një nga vitaminat më popullore në botë. Ajo ka marrë famë për aftësinë që ka në të luftuarit e të ftohtit dhe forcimin e sistemit imunitar. Duke qenë se vitamina C tretet në ujë dhe organizmi nuk arrin ta prodhojë vetë, njeriu duhet të ushqejë trupin vazhdimisht me këtë vitaminë.

05:41
Pink për luftën me COVID-19: Mendova se mbaruam

Këngëtarja Pink ishte prekur me koronavirus në mars të vitit të kaluar, dhe përveç saj, djali i saj katërvjeçar Jameson ishte gjithashtu i infektuar.

05:30
Spanja zgjat kufizimet antiCOVID-19 për hyrjet nga Brazili dhe Afrika e Jugut

Qeveria spanjolle njoftoi sot zgjatjen e kufizimeve antiCOVID-19 për fluturimet nga Brazili dhe Afrika e Jugut deri më 25 maj, me qëllim kontrollimin e përhapjes së varianteve të koronavirusit të ri.

05:05
Egjipti sekuestron anijen “Ever Given”

Një gjykatë egjiptiane konfirmoi sekuestrimin e anijes “Ever Given”, e cila kohët e fundit bllokoi Kanalin e Suezit dhe refuzoi ankesën e pronarit të anijes.

03:36
“Divorci është mashtrim”/ Nisin teoritë konspirative për çiftin Gates: U ndanë sepse…

Ekstremistët e djathtë, Lëvizja QAnon, kanë ngritur teoritë e tyre konspirative të pabaza edhe përsa i përket divocit të Bill Gates me Melinda Gates.

03:13
Facebook dhe Instagram kërcënojnë: “Nëse nuk na jepni informacionin tuaj do të …

Facebook dhe Instagram kërcënojnë se përdoruesit do të duhet të paguajnë për shërbimet e tyre. Por vetëm nëse përdoruesit nuk lejojnë që aplikacionet e kompanisë t’i ndjekin ato edhe pas instalimit të iOS 14.5 në pajisjet Apple.

02:44
Agjentët e FBI-së qëllojnë një person para selisë qendrore të CIA-s

Një konflikt disaorësh para selisë së Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Langley të Virginia-s përfundoi pasi agjentët e FBI-së qëlluan një burrë të hënën në mbrëmje.

02:20
Turqia raporton 28.997 raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 28.997 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19, përfshirë 2.483 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 4.92 milionë.

01:42
Dy deputetët e Lezhës: Protesta/ Basha: Do të kontestojmë zgjedhjet. Por PD do të rikthehet në shtator në Parlament

Deputetët e rinj të grupit demokrat i kërkuan Lulzim Bashës radikalizim të qëndrimit. Në mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 25 Prillit propozimi për protesta popullore erdhi nga dy akademikët e listës së Lezhës, Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët paralelisht me betejën në sallën e Kuvendit kërkuan edhe betejë jashtëparlamentare.

01:21
Miratohen rezultatet e 12 qarqeve/ PD dhe LSI asnjë ankesë, vetëm Vetëvendosje. 5 ditë kohë për ankimim

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e pasdites rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit edhe në 11 qarqet e tjera, pasi Kukësi ishte mbyllur të shtunën.

00:55
Depay vendos për të ardhmen, kërkon shtëpi në Barcelonë

E kërkoi me ngulm verën e kaluar dhe gjatë merkatos së janarit, por nuk arriti ta marrë dot, megjithatë pas një viti vonesë, më në fund Ronaldo Koeman do të ketë sulmuesin e tij të preferuar te Barcelona, holandezin Mephis Depay.

00:27
Zyrtare, Javi Martinez largohet nga Bayerni i Mynihut

Fitoi gjithçka që mund të fitonte te Bayerni, por kur t’i skadojë kontrata në përfundim të sezonit, Javi Martinez do të jetë zyrtarisht i lirë të zgjedhë një destinacion të ri. Ndarjen me futbollistin bask e njoftoi vetë klubi bavarez në faqen e tij zyrtare, duke shprehur mirënjohje të sinqertë për një marrëdhënie të gjatë dhe të frytshme. “Muchas gracias Javi”, është titulli i komunikatës së lamtumirës.

00:20
Champions League/ Manchester City në finale për herë të parë në histori

Asnjë surprizë në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League mes Manchecter City-t dhe PSG-së. Skuadra angleze, e drejtuar nga Pep Guardiola, për herë të parë në histori arrin në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Citizens, që kishin triumfuar 1-2 në Paris, fituan edhe takimin e kthimit në “Etihad” me rezultatin 2-0, pa e vënë më diskutim kualifikimin.

E martë, 04 Maj 2021
23:58
Foto/ “DefenderEurope21”- Nis stërvitja e NATO-s në Shqipëri, Rama poston foto nga eventi

Në Shqipëri organizohet stërvitja më e madhe ushtarake e forcave të NATO-s.

23:34
Top Story/ Skema Malltezi-Fazllic, si përfituan miliona euro nga afera e Porto Romanos

Në shtator të vitit 2005, Lulzim Basha mori detyrën si Ministër i Transporteve në qeverinë Berisha. Në atë periudhë, në Tiranë u kthye nga Kosova Argita Malltezi Berisha. Ajo hapi 3 kompani ligjore me Flutura Kolën, ish-bashkëpunëtoren e saj në UNMIK.

23:29
Top Story/ Pasuria përrallore e Argita Malltezit, manovra për të sistemuar shifrat

Tani, le të shohim pasurinë e deklaruar nga Argita Malltezi në vitin 2005, sapo u kthye nga Kosova. Në listën e gjatë të pasurive, renditen 6 apartamente, 1 vilë në bregdet, 1 dyqan, 3 mijë metër tokë, 2 makina luksoze dhe 7 llogari bankare. Nëse i llogarisim, vlera totale shkon në rreth 750 mijë dollarë.

23:26
Top Story/ A e justifikon Lulzim Basha pasurinë?

Në fillimet e tij në politikë, në vitin 2005, Lulzim Basha tërhoqi vëmendjen për pasurinë e pajustifikuar. Pronat e patundshme, llogaritë bankare dhe sendet e luksit kapnin vlerën e rreth 900 mijë dollarëve. Ai u justifikua me pagën në Gjykatën e Hagës dhe UNMIK.

23:02
Top Story/ Topalli: Marrëveshja miliona euro e Bashës që largoi nga PD themeluesit dhe qëndrestarët

Në vitin 2017, Basha pastroi përfundimisht Partinë Demokratike duke fshirë nga listat e kandidatëve figura me peshë historike brenda selisë blu. Ishte momenti kur ai dhe miqtë e tij morën kontrollin total.

22:57
Top Story/ “Basha, miku i Argitës që garanton kontrollin e PD-së nga familja Berisha”

Basha kishte mbërritur pak më herët në Shqipëri, diku në vitin 2004 dhe ishte ingranuar në PD përmes KOP-it. Shumë shpejt, ai po shndërrohej në njeri me peshë brenda selisë blu, duke eklipsuar senatorët.

22:53
Divorci i Bill dhe Melinda Gates, flet për herë të parë vajza e tyre: Periudhë sfiduese për familjen tonë

Jennifer Gates, vajza e madhe e Bill dhe Melinda Gates, ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin e prindërve të saj.

22:52
Top Story/ Sot sundojnë PD –në, avokati tregon për njerëzit e Berishës që braktisën pagat milionëshe për pushtetin

Mes zyrtarëve të tjerë që kanë punuar në UNMIK dhe misionet e tjera të instaluara në Kosovë pas lufte ishin edhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe Flutura Kola, që më pas do të ishte ortakja e saj në bizneset e Argitës.

22:47
Top Story/ Avokati i UÇK-së: Basha ndihmës i prokurorit që futi në burg Thaçin, Veselin, Krasniqin etj

Pas studimeve, Basha punoi si përkthyes në Gjykatën për Krime Lufte në Hagë e më pas, në misionin e UNMIK të instaluar në Kosovë. Në këtë detyrë, ai shërbente si Këshilltar Ligjor.

22:42
Top Story/ “Rekordmeni” Basha, ja sa vite ju desh të përfundonte universitetin

Jemi në muajin Maj të vitit 1999. Një delegacion i Gjykatës Për Krime Lufte, me mision hetimin e ngjarjeve të Kosovës, është pritur nga kryeministri i kohës Pandeli Majko. Mes tyre, shquhet një përkthyes shqiptar i panjohur i quajtur Lulzim Basha.

22:40
Kamerat kapin imazhet misterioze/ Dy objekte që fluturojnë mbi qiellin e Floridas (Video)

Kamerat e sigurisë të vendosura në një shtëpi private në Florida kanë kapur momentin kur objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi të madhe në qiell.

22:24
4,680 dozat e para të vaksinës Pfizer mbërrijnë në Kosovë

4,680 dozat e para të vaksinës Pfizer kundër COVID-19 kanë mbërritur në Kosovë.

22:11
Konstitucionalistja Anastasi në Open: Presidenti shkarkohet me shumicën e votave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Konstitucionalistja Aurela Anastasi në një lidhje me skype në emisionin“Open” mbrëmjen e sotme tha se presidenti mund të shkarkohet nga vota e 5 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. 

22:01
Franca rrezikon grusht shteti pas 60 vitesh? 2 mijë ish-ushtarakët paralajmërojnë për…

Parisi po gumëzhin edhe një herë nga zërat lidhur me ambiciet politike të ushtrisë franceze, 60 vite pasi udhëheqësi simbol i Francës Charles de Gaulle ia doli të ndalë një grusht shteti nga gjeneralë të pakënaqur, të zemëruar me vendimin e tij për t’u tërhequr nga Algjeria.

22:00
Bushati në Open: LSI ka treguar se është mjeshtërore në blerje votash

Analisti Andi Bushati i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” në Top Channel tha se LSI ka treguar se është mjeshtërore në blerje votash.

21:48
Gruaja burgoset përjetë pas vrasjes e copëtimit të trupit të fqinjes që e refuzoi (fotot)

Gareeca Gordon kishte vrarë me thikë Phoenix Netts në Birmingham të Anglisë dhe futi trupin e saj të copëtuar në valixhe, pas refuzimit të kerkesave per seks.

21:42
Rinas/ Mbërrijnë 11,700 doza të tjera vaksine Pfizer

Kanë mbërritur pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza” 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

21:41
“Shkarkimi i dytë” i Metës, avokati Vishaj në Open: Maxhoranca s’ka të drejtë të ndërmarrë veprime politike pa u certifikuar zgjedhjet

Nisma e Partisë Socialiste për të shkarkuar nga posti presidentin Ilir Meta është një ndër temat më të nxehta krahas zgjedhjeve të 25 prillit.

21:35
A mund të shkarkohet Meta? Anastasi: Gjithçka është në limite kohore

Aurela Anastasi konstitucionaliste shpjegoi në Open se sa është e mundur që mazhoranca të shkarkojë Presidentin Ilir Meta.

21:32
“Shkarkimi i dytë” i Metës, Bushati në Open: Problemi s’është presidenti por parlamenti

Nisma e Partisë Socialiste për të shkarkuar nga posti presidentin Ilir Meta është një ndër temat më të nxehta krahas zgjedhjeve të 25 prillit.

21:16
Fermeri francez lëviz gurin 200-vjecar kufitar ‘për të zmadhuar’ Belgjikën

Një fermer francez përballet me akuza kriminale pasi ka lëvizur një gur 200-vjeçar që shënon kufirin e vendit me Belgjikën.

21:12
Mbi 537 mijë vaksinime deri më tani në vend, Manastirliu: Po ecim me ritme shumë të mira

19.886 vaksinime anticovid në të gjithë vendin janë kryer ditën e sotme.

20:53
Surfistit të mbijetuar nga sulmi i peshkaqenit, i mbetet kujtim dhëmbi i bishës (fotot)

Një australian që i ka mbijetuar sulmit thuajse fatal të një peshkaqeni të bardhë, ka fituar të drejtën për të mbajtur dhëmbin e kafshës, që mbeti i ngulur në bordin e tij të surfit.

20:48
Në spital me Covid-19, Çun Lajçi s’kurset ndaj Kurtit: Pse i refuzove vaksinat e vëllait? Rama s’asht grek as serb. Zbrit me kamtë n’tokë!

Prej ditësh aktori Çun Lajçi është duke luftuar me COVID-19, në një spital në Prishtinë.

20:43
Adoleshenti vret me thikë tre fëmijë dhe një mësues

Një 18-vjeçar vrau sot tre fëmijë dhe një mësues me  thikë në një institucion arsimor në Saudades, në shtetin brazilian Santa Catarina.

20:35
Fiks Fare/ Ndërtoi çezmë në vend të mirë për vajzën autike, gjobitet me 5 milionë lekë

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Gjirokastër, institucion i cili i ka vendosur një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra një personi që kishte ndërtuar një çesmë publike. Kosta Goxha kërkoi ndihmën e emisionit “Fiks Fare” se, vitin e kaluar, gjatë pandemisë ka rregulluar çesmën e besimtarëve në lagjen Kordhocë, si bamirësi për komunitetin dhe për vajzën e tij autike.

20:23
Ra nga ndërtesa shumëkatëshe, vdes në vend diplomatja e lartë zvicerane në Iran

Një anëtare e lartë e stafit në ambasadën zvicerane në Teheran të Iranit, ka vdekur pasi ra nga ndërtesa shumëkatëshe ku ajo jetonte.

20:10
Peshëngritja nis rrugëtimin e Tokios/ Presidenti Gjoza dhe Briken Çalja premtojnë medaljen e parë olimpike

Me një medalje të argjendtë dhe një të bronztë Briken Çalja është një nga dy sportistët shqiptarë pjesëmarrës në Olimpiadën e Tokios që duket të jetë më e varfra në aspektin sportiv në të gjithë historinë e sportit shqiptar. Në Tokio 2020 për kuqezinjtë janë kualifikuar vetëm atletja Luiza Gega, dhe peshëngritësi nga Shtërmeni.

20:06
Mbledhja me Bashën! Parakalimi i kandidatëve për në selinë blu, spikasin figurat e reja

Pas rreth 2 orëve ka mbaruar mbledhja në selinë blu e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidatëve për deputetë që nuk siguruan dot votat për të hyrë në Parlamentin e Shqipërisë dhe atyre që do të bëhen pjesë e tij në shtator.

19:56
Kosova do të testojë mësuesit/ Sindikata e Arsimit e kundërshton nismën e qeverisë: Nuk do ta lejojmë

Brenda mandatit katër vjeçar të Qeverisë Kurti pritet të bëhet testimi i mësimdhënësve lidhur me aftësitë e tyre në vend të punës.

19:54
Sot të gjithë mësim në klasë/ 480 mijë nxënës iu rikthyen mësimit të rregullt

Dita e sotme ngjante me ditën e parë të shkollës, megjithëse për pak javë mbyllet viti shkollor. Rrugët dhe shkollat kishin më shumë nxënës, se zakonisht.

19:47
Detaje nga mbledhja e Bashës/ Marku dhe Gjekmarkaj kërkojnë protesta, kreu i PD-së: S’është koha!

Pas rreth 2 orëve ka mbaruar mbledhja në selinë blu e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ekipit të PD-së.

19:37
“Unë të shkrij me një buzëqeshje, mbylle tani!” vijon debati Antonela-Blerim (Fotot)

Debati mes Blerimit dhe Antonelës ka vijuar edhe në këtë puntatë të Për’Puthen.

19:33
Ftesë në 5/ Kirurgu plastik iu nxjerr “të palarat” politikanëve shqiptarë: Vijnë me të dashurat fshehurazi!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar kirurgu i njohur plastik, Panajot Papa.

19:20
Sërish tensione/ Antonela largohet nga studio pas batutave me Blerimin

Ndërsa po jepej takimi i Antonelës dhe Saimirit gjatë puntatës së sotme të Për’Puthen, vajza është larguar nga studio.

19:06
Vdes 29 vjeçari i djegur pas lagies me benzinë, sepse ishte homoseksual (fotot)

Një mjek ambulance ka vdekur në Letoni, ndërsa kolegu i tij është plagosur pas ngjarjes së rëndë ku viktima u lag me benzinë e iu vu zjarri, pasi ishte homoseksual, sipas raportimeve lokale.