Zbulohet data e koncertit të Ermal Metës në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë/ Ja linku ku mund të rezervoni vendet

20/08/2021 12:07

Më 17 shtator në Tiranë ka festë. Më në fund këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta njoftoi datën e koncertit të tij në Tiranë përmes një statusi në Instagram. Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri “Air Albania” në kryeqytet.

“Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin ‘Air Albania’ do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 Gusht në linkun në story. Ju pres!”, shkruan vetë këngëtari në Instagram.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në Stadiumin Air Albania.

Pas shumë muajsh pauze prej pandemisë, Ermali ka vendosur të kryejë turin e tij të parë muzikor. Një turne i cili do t’i japë fund mungesës së koncerteve, por në të njëjtën kohë do të ketë një rëndësi emocionale për këngëtarin prezenca e tij në Shqipëri.
Linku ku mund të rezervoni biletën: https://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do

FOTO GALERI
1/12

Top Channel