Ministria Mbrojtjes e Rusisë ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë stërvitjen e “parandalimit strategjik” ku do të testohen edhe raketat balistike.
Anija “Butrinti” e rojës bregdetare shqiptare ka mbërritur për t’i dhënë ndihmë tragetit italian që u përfshi nga flakët në orët e para të ditës së premte, i cili po udhëtonte në detin Jon, mes portit grek të Igumenicës dhe Brindësit.
Semi dhe Donaldi krijuan miqësi shumë të ngushtë gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP. Ata mbështetën gjithmonë njëri tjetrin dhe u përlotën kur Semi u largua nga gara.
Janari i këtij viti shënoi një numër të lartë aksidentesh rrugore në vend, por krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifra është më e ulët. Në 31 ditët e para të vitit kanë ndodhur më shumë se 100 aksidente, ku kanë humbur jetën 16 persona. Këto ngjarje kanë lënduar qindra persona të tjerë, ndërsa ekspertët kërkojnë bashkëpunim mes institucioneve për parandalimin e këtyre ngjarjeve. Nga ana tjetër, masat që deklaron policia, nuk kanë pasur rezultat.
Hamami i grave” komedia e jashtëzakonshme e dramaturgjisë angleze, me regji të Kiço Londos, është ngjitur mbrëmjen e mërkurë në skenën e tetarit “Petro Markos” në Vlorë.
Nga kohët e lashta e deri më sot, portreti na ka treguar të vërteta themelore për njerëzimin dhe identitetin, pavarësisht nga tema.
Mbi 50 motorë janë bllokuar dhe 30 persona janë te shoqëruar ne komisariatin e Divjakës, pas një aksioni te policisë rrugore.
Ndonëse kaloi i pari në avantazh në transfertën ndaj Portos, Lazio pësoi dy gola më pas dhe u mposht me rezultatin 2-1, megjithatë trajneri italian Maurizio Sarri e sheh gotën gjysmë plot.
Qindra vetë u arrit të shpëtoheshin nga flakët që përfshinë tragetin me të cilin udhëtonin nga Greqia drejt Italisë orët e para të mëngjesit të sot.
Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP dhe Beatrix Ramosaj nuk ka hezituar të tregojë mbështetjen për Donaldin.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se të shtunën, 19 shkurt, do të mbahen stërvitje të reja ushtarake, të cilat do të mbikëqyren nga presidenti rus, Vladimir Putin, në kohën e shqetësimeve se Kremlini mund të jetë duke u përgatitur për pushtim të Ukrainës.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitchko është shprehur se Ukraina ka një vlerësim të ndryshëm nga i presidentit amerikan, Joe Biden, në lidhje me pushtimin rus të vendit.
Janë bërë publike pamjet nga helikopteri të tragetit që u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit. Në imazhe duket se si kamionët janë tërësisht të shkrumbuar ndërsa dyshohet se zjarri është shkaktuar pikërisht prej tyre, por mbetet ende pa u verifikuar.
Një person ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi u kap duke shpërndarë kanabis në afërsi të shkollave.
Një gjykatë në Indi ka dënuar me vdekje 38 persona për rolin e tyre në një seri shpërthimesh me bomba më 2008 në rajonin perëndimor, Gujarat.
Para se të transmetohej takimi me Rrushen, Erioni flirtoi me Mikelën në dhomën e zhveshjeve. Ai shfaqi shenja xhelozie për veshjen e saj dhe i thoshte që mbyllte pak xhaketën se ishte shumë e hapur.
Gigi Hadid dhe motra e saj Bella janë transformuar në personazhin biblik Eva, teksa pozuan lakuriq për një xhirim të Versace.
Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Top Channel ka siguruar pamjet e tragetit që po vijon betejën me flakët pasi u përfshi nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një person i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë në Elbasan. Bëhet fjalë për shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në fshatin Dorëz, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, më datë 23.09.2021, e ka dënuar 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.
Një 54-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Vlorë, ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht, për vepra të ndryshme penale.
Mbi 50 motora janë bllokuar dhe 30 persona janë të shoqëruar në komisariatin e Divjakës, pas një aksioni të policisë rrugore.
Prej muajsh tashmë është përfolur në media për shtatzëninë e Genta Ismajlit.
Të mbijetuarit e anijes që u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit kanë rrëfyer se jo të gjithë mund të kenë shpëtuar pasi ka pasur persona që ishin në gjumë kur nisi zjarri.
Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar Bardhyl Londo, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Kualifikimi për në raundin e 1/8-ave në Europa League për Lazion ekziston ende si mundësi edhe pse takimi i parë kundër Portos nuk përfundoi siç duhej.
Detaje të reja për tragetin e linjës Greqi-Itali, ‘Euroferry Olympia’ që u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa raportohet për 11 persona të zhdukur.
Lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë se do të takohet të premten, 18 shkurt, me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar “aktivitetet e mëtejme” sa u përket forcave të përbashkëta, teksa të dyja shtetet zhvillojnë stërvitje ushtarake së bashku.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë sot për në Mynih të Gjermanisë.
Pas më shumë se 3 orësh është bërë e mundur shuarja e flakëve në fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë.
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Gj., ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë të dyshuar narkotike e dyshuar kokainë.
Në Sukth do të ketë një zyrë të re këshillimi dhe shërbimesh për familjet në nevojë, kështu ka deklaruar kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako që ka zhvilluar një takim me familje në nevojë në njësinë administrative të Sukthit.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka akuzuar Rusinë për rrezikim të paqes, me diplomaci të stilit të Luftës së Ftohtë.
Presidenti Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken thanë të enjten se ekziston një rrezik i lartë që Rusia të sulmojë Ukraninën brenda disa ditësh.
Njoftimet e Rusisë për tërheqjen e trupave të saj nga kufiri ukrainas janë “shpresëdhënëse”, por fjalët duhet të ndiqen nga veprat, tha për DW ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht.
Nga 1 marsi do të rriten sërish çmimet e produkteve të bulmetit.
Të paktën 117 persona kanë vdekur në qytetin brazilian, Petropolis, si pasojë e vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
Një zjarr ka përfshirë magazinat e përpunimit të peshkut ‘Eurofish’ në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit dhe vijon të jetë aktiv!
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka bërë të ditur se falë lehtësimit të gjerë të kufizimeve të koronavirusit të ri (COVID-19), shitjet e biletave ndërkombëtare janë rritur ndjeshëm.
Një gjykatës në Nju Jork do të vendosë të enjten nëse ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe dy nga fëmijët e tij duhet dëshmojnë si pjesë e hetimeve civile që po zhvillon zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut lidhur me bizneset e kompanisë së familjes së tyre.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell.
Trageti i linjës Greqi-Itali, ‘Euroferry Olympia’ është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa raportohet për 11 persona të zhdukur.
Një zjarr ka përfshirë magazinat e Eurofish në Lezhë. Zjarri ka rënë rreth orës 6 të mëngjesit dhe vijon të jetë aktiv.
Punonjësit e shpëtimit dhe zyrtarët e qytetit malor të Brazilit, Petropolis, njoftuan se numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, është rritur në të paktën 104, mes tyre edhe rreth 13 fëmijë. Shirat nisën të martën, duke shkaktuar përrenj që morën përpara shtëpi e e makina. […]
Një 15 vjeçar në Florida i cili është pjesë e një ekipi basketbolli, është bërë pjesë e librit të rekordeve Guinness si adoleshenti më i gjatë në botë me 228 centimetrat e tij.
Austria do të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese kundër koronavirusit nga 5 marsi, me përjashtim të kërkesave për vendosjen e maskave në zona të caktuara, njoftoi sot qeveria.
Shtetet e Bashkuara dërguan të enjten në Egjipt dhe Nigeri afro 5.2 milionë doza të vaksinës kundër Covid 19, të kompanisë Pfizer, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për AFP.
Gjermania, Franca dhe disa vende të tjera evropiane e kanë kërcënuar Rusinë me pasoja të rënda nëse ajo pushton Ukrainën.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha shtrenjtimi i rrymës në Kosovë te xhepi i qytetarit është minimal. Sipas tij kuleta e shtetit e ka paguar shumë më tepër sesa qytetari i Kosovës.
Dalja e shumë policëve në qendër të Otavës, nga kamionistët u pa përpjekje për të ndërprerë protestën gati tre-javore kundër kufizimeve të Kanadasë për COVID-19. Oficerët e policisë paralajmëruan protestuesit që të largoheshin.
Ushtarët jordanezë patrulluan kufirin me Sirinë pas njoftimit se 30 trafikante ishin vrarë në përplasje me ushtrinë teksa tentonin të fusnin në vend drogë.
Forcat ajrore portugeze ndërhyn për shpëtimin e ekuipazhit të një transportueseje detare që ishte pushtuar nga flakët pranë ishujve Azores në oqeanin Atlantik.
Në Ukrainën lindore ka nisur konflikti i armatosur mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.
Janë mbyllur katër ndeshjet e mbetura të “Play Off-it” në takimet e para të raundit të 1/16-ave për Europa Conference League.
Dy gola të Berat Gjimshitit në harkun e tre minutave, përmbysën avantazhin e grekëve të Olympiacos dhe i dhanë fitoren Atalantës në “Geëiss Stadium”, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Europa Leagues.
Trajneri i Derby County, Wayne Rooney është paralajmëruar nga Federata Angleze e Futbollit, pasi tha se dikur kishte veshur këpucë me maja “për të lënduar dikë”.
Atalanta është në emergjencë në sulm, pasi dy kolumbianët, Muriel dhe Zapata janë të dëmtuar, teksa ndaj Olympiacos ishte mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti ai që bëri bomberin, duke shënuar dy herë në fitoren 2-1.
Snapchat do t’i lejojë përdoruesit të ndryshojnë emrat e përdoruesve me një përditësim që do të vijë globalisht në fund të këtij muaji, njoftoi kompania.
E enjtja është nata e fundit e banorëve në shëtpinë e “Big Brother VIP”.
Konstitucionalistja Aurela Anastasi e ftuar në studion e Open mbrëmjen e sotme foli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos shkarkimin e Metës.
Analisti Andi Bushati në studion e Open foli për vendimin për mos të shkarkuar Ilir Metën nga posti i Presidentit.
Të bërit më shumë gjumë mund të jetë një mënyrë e dobishme për të hequr kilogramët e tepërt, sugjeron një studim i ri. Ekspertët zbuluan se shtimi i një ore ose më shumë gjumë në natë mund të reduktojë rreth 270 kalori nga dietat ditore të njerëzve, ekuivalent me rreth tre biskota me çokollatë.
Kreshnik Spahiu nuk beson në një Gjykatë Kushtetuese të paanshme në një kohë që sipas tij katër gjyqtarë janë futur në punë nga Presidenti Ilir Meta.
Surpriza dhe shumë gola në duelet e para të raundit të 1/16-ve në Europa League, ekskluzivitet i Supersport.
Juristi Jordan Daci e ka quajtur plotësisht vendim juridik atë të Gjykatës Kushtetuese për mos të shkarkuar Presidenti Meta.
Ministrja Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku theksoi se biznesi dhe investimet janë motori i zhvillimit ekonomik të një vendi, ndërsa ishte e pranishme në takimin e përvitshëm me Shoqatën e Investitorëve të Huaj.
Heqja e pjesshme e masave në lidhje me pandeminë e koronavirusit, përfshirë kufizimet në vendet e argëtimit, në udhëtimet shkollore dhe ngjarjet sportive do të hyjë në fuqi më 19 shkurt në Greqi.
Analisti Artur Zheji në panelin e të ftuarve në Open në Top Channel tha se Kuvendi i Shqipërisë humbi sfidën e vet me Metën.
Një nga vrasësit më famëkeqë që ka shkrirë në acid trupat e rivalëve te kartelit te droges, do të lirohet së shpejti nga burgu në Meksikë pas kryerjes së dënimit prej 10 vjetësh.
Analisti Andi Bushati e ka cilësuar jo serioze mënyrën e gjykimit të Gjykatës Kushtetuese çështjes së vendimit të shkarkimit apo jo të presidentit Ilir Meta.
Katër finalistët kanë festuar këtë të enjte pavarësinë e Kosovës, me disa aktivitete të ndryshme ne shtëpi.
Analisti Dritan Hila tha në Open se me vendimin e djeshëm për presidentin Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese tregoi se është jo profesionale.
Konstitucionalistja Aurela Anastasi tha në Open se vendimi i Gjykatës Kushtuese për mos shkarkimin e presidentit Ilir Meta i ngjante më shumë një njoftimi se sa vendimi, duke thënë se ishte mjaft i nxituar sipas saj.
Albin Kurti mori pjesë në koncertin solemn të Filarmonisë së Kosovës, organizuar në shënim të 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Presidenti i El Salvador, Nayib Bukele, tha në fillim të javës se kriza në Ukrainë është vetëm një “largim i vëmendjes”, në një kohë kur “lufta e vërtetë” për popujt e lirë të botës po bëhet kundër vaksinimeve autoritare në Evropë, Kanada, dhe në Shtetet e Bashkuara.
Në një bisedë me Beniadën,Iliri ka folur për finalistët duke thënë se ai e dinte se Einxhel dhe Donald do të shkonin në finale.
Presioni rus ndaj Ukrainës sa vjen e shtohet. Kjo ka bërë që presidenti Ukrainës Zelensky të heqë kostumin e politikanit dhe të vendosë atë të ushtarakut.
Një hartë e publikuar në rrjetet sociale thuhet se tregon boshtin e mundshëm të sulmit që presidenti Vladimir Putin mund të urdhërojë trupat e tij të marrin, pasi Rusia është e gatshme për një sulm pranë kufirit me Ukrainën.
Fiks Fare denoncoi veprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit të cilat nuk lejojnë një qytetar që të bëjë ankesë anonime për disa punonjës.
Leo Messi humbi penallti në ndeshjen kundër Real Madrid, por PSG iu fal golit të Kylian Mbappe në minutat shtesë për të fituar 1-0 sfidën e parë të raundit të 1/8-ve në Champions League.
Në pamje të publikuara sot nga ministria ruse e mbrojtjes tregohej zjarri i frikshëm nga raketa-lëshueset e shumëfishta ‘Grad’ në manovrat e bjelloruse ne Lesnovski.
Kanë kaluar 136 ditë dhe ky Big Brother Vip 1 ka thyer çdo rekord të mundshëm. Nuk ishte imagjinuar fama dhe mbështetja që ka marrë në masë ky reality show dhe për më tepër aq shumë fansa të apasionuar për secilin nga katër finalistët.
Kampionati turk i futbollit është kthyer të jetë një nga destinacionet më të preferuar të futbollistëve shqiptarë, teksa të shumtë janë ato që aktivizohen mes elitës dhe Ligës së parë turke.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se Rusia ka dëbuar zëvendësshefin e misionit në Ambasadën e SHBA-së në Moskë, Bart Gorman.
Pavarësia e Kosovës solli në Shqipëria Live rrëfime edhe nga persona të medias, duke treguar tmerrin që kishin përjetuar në Kosovë.
Qytetarët shqiptarë kanë mundur të shohin një perëndim të zjarrtë këtë të enjte shkurti. Qielli mori ngjyrë portokalli me nuanca vjollcë gjatë perëndimit të Diellit.
Rrushja zhvilloi takimin e radhës me Erionin dhe gjatë gjithë kohës u duk afrimiteti mes të dyve.
Në vijim të takimeve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla zhvilloi një takimi me banorët e lagjes “Loni Dhamo” ne qytetin të Lushnjes.
Stuhia e fuqishme që goditi Europën Qëndrore shkaktoi dëme të konsiderueshme edhe në Poloni.
Eksportet shqiptare e kanë nisur vitin 2022 me rritje. Të dhënat e publikuara nga Instat tregojnë se në janar vlera e mallrave të eksportuara jashtë vendit arriti në 35 miliardë lekë apo rreth 288.5 milionë euro. në raport me janarin e kaluar, janë rritur me më shumë se 90.7 milionë euro.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e KF Luftëtarit për të pezulluar vendimet dhe efektet juridike të Komisionit të Verifikimit të mbledhur më 10.1.2022, Komitetit Ekzekutiv të FSHF-s të mbledhur më 21.01 të këtij viti si dhe pezullimin e veprimtarisë së të Komisionit të Verifikimit të FSHF të mbledhur më 2 shkurt.
5000 vite dritë larg, mjegullnaja magjepsëse e Rozetës strehon qindra yje të rinj, duke treguar se hapësira lulëzon.
Mikela u deklarua gjatë “Për’puthen Prime” të shtunën, për Erionin.
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Monika Lubonja, e cila rrëfeu sesi kanë shkuar këto ditë jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Rreti më i madh i supermarketeve shqiptare, Big Market zgjeron praninë e saj në Tiranë me pikën më të re te Parku Olimpik, duke ofruar gjithashtu përvojë ndërkombëtare për produkte dhe shërbime.
Tregu i hidrokarbureve është jashtë procesit të fiskalizimit dhe duket se nuk po funksionon? Por, kush po e mban pezull procesin?
Beniada e akuzoi Donaldin për dhuratat që ai nuk u bën vajzave, një lumë qortimesh u hodhën kundrejt tij .
Kylian Mbappe tregoi edhe një herë ndaj Real Madridit se është një lojtar i jashtëzakonshëm, vendimtar dhe profesionist, që do të japë gjithçka për Paris Saint Germain.