Sarri gjen ngushëllim për humbjen: Porto ka eliminuar edhe Milanin e Juven

18/02/2022 12:09

Ndonëse kaloi i pari në avantazh në transfertën ndaj Portos, Lazio pësoi dy gola më pas dhe u mposht me rezultatin 2-1, megjithatë trajneri italian Maurizio Sarri e sheh gotën gjysmë plot.

Ai u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve në këtë transfertë, teksa nuk ngurrointë evidentojë forcën e kundërshtarit, duke kujtuar që ka eliminuar Juven e Milanin nga Champions League.

“Ndaj Portos treguam se jemi rritur ndjeshëm dhe kemi bërë disa hapa para. Gabuam vetëm qasjen në pjesën e dytë, por të mos harrojmë edhe forcën e kundërshtarit. Porto ka eliminuar Milanin dhe Juventusin kohët e fundit nga Champions”, u shpreh Sarri.

Top Channel