Para se të transmetohej takimi me Rrushen, Erioni flirtoi me Mikelën në dhomën e zhveshjeve. Ai shfaqi shenja xhelozie për veshjen e saj dhe i thoshte që mbyllte pak xhaketën se ishte shumë e hapur.

“Ke takimin me tjetrën”, i tha Mikela dhe më pas i kërkoi që t’i mbërthente takat. “Unë zbërthej”, i tha Erioni duke shtuar: “Duke nisur nga flokët…”

Por jo gjithcka shkoi me kaq buzëqeshje kur Mikela pa takimin e Erionit me Rrushen. Mes tyre u duk qartë se sa të afërt ishin, aq sa gati patën puthje në buzë.

Afrimiteti mes Erionit dhe Rrushes bëri që Mikela të mos e shihte më takimin dhe të linte studion. Pas saj shkoi Erioni, i gjendur në siklet nga situata mes dy vajzave.

Rrushja nga ana e saj tha se nuk do t’ia dijë se çfarë mendon Mikela, pasi interesin e ka te Erioni. “Jemi ndjerë shumë mirë me njëri-tjetrin”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel