Vriten 30 trafikantë droge/ Jordani, ushtria paralajmëroi luftë ndaj trafikut të drogës

18/02/2022 01:58

Ushtarët jordanezë patrulluan kufirin me Sirinë pas njoftimit se 30 trafikante ishin vrarë në përplasje me ushtrinë teksa tentonin të fusnin në vend drogë.

17,348 pako mariuanë dhe 16 milionë tableta narkotike ishin kapur teksa tentonin të hynin në Jordani nga Siria, njoftoi ushtria. “Kushdo që hyn në këtë zonë kufitare mund të bëhet objekt i zjarrit të forcave të armatosura”, tha kreu i degës së informacionit të ushtrisë, Mustafa Al-Hiyari.

“Rezultatet ishin të qarta siç kemi treguar, dhe me pasoja të rënda për trafikantët, 30 prej tyre u vranë duke tentuar të trafikonin drogë”, tha Al-Hiari. “Kemi prova se postblloqet siriane kanë ndihmuar trafikantët duke u dhënë mbrojtje, por nuk jemi të sigurt nëse është bërë me dijeninë e ushtrisë”, shtoi ai.

“Ndoshta ka raste korrupsioni në postblloqe, por mesazhi ynë është i qartë për ata që tentojnë të trafikojnë droga në vendin tonë”, shtoi ai.

Top Channel