Tregu i hidrokarbureve është jashtë procesit të fiskalizimit dhe duket se nuk po funksionon? Por, kush po e mban pezull procesin?

Qeveria miratoi në 24 dhjetor 2020 një vendim të posaçëm që Tatimet të hapnin një garë për përzgjedhjen e 3 subjekteve që do të ofronin këtë shërbim për pikat e karburanteve, ku në të ndalohej që kompanitë të kishin një tjetër licencë në fushën e hidrokarbureve të merrnin pjesë.

Pavarësisht , NOA Control kompania që zbaton koncesionin e pompave të naftës duket se kërkonte edhe atë të fiskalizimit të karburanteve pasi paditi qeverinë në Gjykatën Administrative të Apelit të Tiranës për zhbërjen e këtij vendimi të posaçëm që ndalonte pjesëmarrje.

Kjo gjykatë i dha të drejtë duke mbajtur pezull fiskalizimin te karburantet. Shqetësimin e ka bërë me dije herë pas here edhe ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe, pasi sipas tij ky koncesionar po mban peng procesin.

Por, më pas Gjykata e Lartë në korrik të vitit të kaluar rrëzoi këtë vendim të Apelit duke i dhënë të drejtë qeverisë për vijimin e procesit të fiskalizimit të hidrokarbureve.

Megjithatë, kur kanë kaluar më shumë se 7 muaj nga ky vendim dhe ende nuk ka një konfirmim nga autoritetet përkatëse Tatimet dhe Financat se çfarë po ndodh me këtë proces.

Më herët, Financat përmes zëvendësministres Vasilika Vjero në Komisionin e Ekonomisë të pyetur nga deputeti socialist Erion Bracce se pse nuk ka nisur fiskalizimi deklaroi se është detyrë e Tatimeve që të monitorojë procesin.

Top Channel