Nesër finalja e Big Brother VIP/ Baret dhe lokalet ofrojnë rezervime për spektaklin e Top Channel

17/02/2022 19:58

Kanë kaluar 136 ditë dhe ky Big Brother Vip 1 ka thyer çdo rekord të mundshëm. Nuk ishte imagjinuar fama dhe mbështetja që ka marrë në masë ky reality show dhe për më tepër aq shumë fansa të apasionuar për secilin nga katër finalistët.

E ndërsa thirrja për të fituar votuesin e Big Brother Vip edicioni i parë është bërë që të premten e shkuar shumë pak orë na ndajnë nga finalja e

madhe.
Për ta shijuar sa më shumë këtë finale disa klube dhe bare në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë kane filluar prenotimet njëlloj si kur të ishte një finale champions league apo dhe më tepër.

Menaxheri i një prej bareve më të njohur të Tiranës flet se sa shumë interes ka kjo finale për klientët dhe njëkohësisht shikuesit besnik të Big Brother Vip.

Njëkohësisht klientët po presim me padurim se cili do të jetë fituesi që do të marrë çmimin e madh 100 mijë euro. Kjo pritet të jetë finalja më emocionuese ndonjëherë të premten në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.

Top Channel