Hapësira po lulëzon, pamjet magjepsëse të yjeve miliona vjeçarë

17/02/2022 19:21
Fotot nga NASA e mjegullnajës së Rozetës në hapësirë

5000 vite dritë larg, mjegullnaja magjepsëse e Rozetës strehon qindra yje të rinj, duke treguar se hapësira lulëzon.

Yjet, të formuar katër milionë vjet më parë, lëshojnë dritë ultravjollcë që e bën mjegullnajën përreth të vezullojë.

Të dhënat me rreze X nga NASA zbuluan qindra yje të rinj si dhe grupime më të zbehta.

Ngjyrat vjollcë, portokalli, jeshile dhe blu tregojnë zona të mëdha gazi dhe pluhuri.

Mjegullnaja e Rozetës, e njohur si një çerdhe yjore, mund të shihet me një teleskop të vogël drejt konstelacionit të Monoceros, Njëbrirëshit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel