“Doja të lëndoja dikë”/ FA paralajmëron Rooney, çfarë e pret legjendën e “Tre Luanëve”?

18/02/2022 00:20

Trajneri i Derby County, Wayne Rooney është paralajmëruar nga Federata Angleze e Futbollit, pasi tha se dikur kishte veshur këpucë me maja “për të lënduar dikë”.

FA kërkoi filmimet e Rooneyt, pas komenteve të tij për ndeshjen e Manchester United në Chelsea në vitin 2006. Shoku i skuadrës së Rooneyt në Angli, John Terry, pësoi një lëndim në këmbë në ndeshjen, të cilën Chelsea e fitoi 3-0.

“Për atë lojë unë i ndryshova ato takat në të mëdha, të gjata metalike, gjatësia maksimale që mund të kishin,” tha Rooney. 36-vjeçari shtoi: “Doja të provoja të lëndoja dikë, të përpiqesha dhe të lëndoja dikë”.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Anglisë shtoi: “John Terry u largua nga stadiumi me paterica. I lashë një vrimë në këmbë dhe më pas i firmosa fanellën time pas ndeshjes… dhe disa javë më vonë ia dërgova atë.”

Në vitin 2002, ish-mesfushori i Manchester United, Roy Keane, u ndalua dhe u gjobit nga FA pas një pretendimi në autobiografinë e tij se ai qëllimisht kishte vendosur të lëndonte mesfushorin e Manchester City, Alf Inge Haaland në një lojë në prill 2001.

Top Channel