Ish-kampioni i botës: Largimi i Mbappesë drejt Realit, gafë e rëndë e PSG-së

17/02/2022 18:56

Kylian Mbappe tregoi edhe një herë ndaj Real Madridit se është një lojtar i jashtëzakonshëm, vendimtar dhe profesionist, që do të japë gjithçka për Paris Saint Germain.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, galaktik, i aftë të ndryshojë vetë rrjedhën e një ndeshjeje. Ai është “ylli” i PSG-së këtë vit”, heksoi Lizarazu në “France Info”, kanal ku ai punon si analist futbolli.

Ish-lojtari i përfaqësueses francez komentoi paraqitjen e tij në ndeshjen e së martës, ku shënoi golin e fitores për skuadrën e Parisit në kohën shtesë.

“Nuk ka debat, ai është “ylli” absolut, është mbi të gjithë të tjerët. Është profesionist i madh, do të japë gjithçka për ekipin e tij. Nëse ai shkon te Reali, do të jetë një gabim i rëndë për drejtuesit e PSG-së që nuk kanë mundur ta bindnin. Humbja e një lojtari të këtij profili, të këtij talenti, me rininë e tij, do të të jetë një gabim shumë i rëndë”, theksoi ai./Super Sport

Top Channel