Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar
Analisti Dritan Hila tha në Open se me vendimin e djeshëm për presidentin Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese tregoi se është jo profesionale.
Hila përdori fjalë të rënda për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se vendosën një precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke mos shkarkuar Metën.
Hila: Një gjykatë e tredhur, e mbushur me jo profesionistë, i kërkojnë për çdo gjë mendim Venecias, boll të shohësh kush janë në të, çupëlina pa eksperiencë, s’kanë lidhje me atë punë, dhanë një vendim që vetëm i tillë nuk është . Ishte vendim politik në krah të Metës.
Gjykatë gjynahqare, ditëzinj që duan të marrin rrogë dhe vendosën një standard shumë te keq.
Top Channel