Bllokohen të gjithë motorët e Divjakës/ Policia në aksion, shoqëron dhe drejtuesit e mjeteve pa leje

18/02/2022 12:15

Mbi 50 motorë janë bllokuar dhe 30 persona janë te shoqëruar ne komisariatin e Divjakës, pas një aksioni te policisë rrugore.

Mungesa e dokumentacionit ligjor per drejtimin e këtyre mjeteve motorike ka sjelle ndalimin e dhjetëra personave te Divjakës. Disa prej tyre pohojnë se policia i ka ndjekur deri ne banesa, madje edhe neper tokat bujqësore per t’i penalizuar.

Prej dhjetëra vitesh ata kane qarkulluar me motorra pa u shqetësuar nga policia rrugore edhe kur ishin ne dijeni per shkeljet e bëra ne mungesën e dokumentacionit apo te lejeve te qarkullimit.

Te afërmit familjare te te ndaluarve ,por edhe disa pronare te këtyre motorave kane shkuar ne dyert e policisë per te nisur procedurat e pajisjes me dokumentacion te motorëve.

Keto mjete përdoren nga banoret e zones kryesisht per punët ne bujqësi por edhe per te shkuar ne tokat e tyre.
Nga ana tjetër, ne Divjake është rritur numri i aksidenteve me vdekje te drejtuesve te motorave, pa llogaritur numrin e te plagosurve.

Top Channel