Një zjarr ka përfshirë magazinat e Eurofish në Lezhë. Zjarri ka rënë rreth orës 6 të mëngjesit dhe vijon të jetë aktiv.

Policia dhe zjarrfikëset ka shkuar në vendngjarje. Zjarri ka rënë në një nga zonat ku bëhet përpunimi.

Top Channel ka mësuar se nuk ka të lënduar pasi punonjësit akoma nuk kishin nisur punën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve. Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel