Barcelona ringjallet financiarisht, ja sa para mund të shpenzojë për skuadrën. Real Madridi rekordmen
Leo Messi humbi penallti në ndeshjen kundër Real Madrid, por PSG iu fal golit të Kylian Mbappe në minutat shtesë për të fituar 1-0 sfidën e parë të raundit të 1/8-ve në Champions League.
Klubi francez nuk e ka fituar kurrë trofeun prestigjioz, objektiv tek i cili beson shumë ylli argjentinas, i cili në një prononcim për revistën e PSG-së tregoi edhe ndryshimin dhe zhvillimin e Ligue 1.
“Është një mision i kompletuar fitimi i Champions League, pasi është një kompeticion plot skuadra të mëdha, ku mund të të eliminojë edhe gabimi më i vogël.
Besoj se kemi një ekip që mund të tentojë ta fitojë trofeun. Na emocion kjo ide, shpresoj t’ia dalim në fund. Jemi në rrugën e duhur, duke u përpjekur të bëhemi edhe më të fortë se sa jemi.
Ligue 1? Kampionati francez është rritur shumë, PSG ka ndikuar në rritjen e shikueshmërisë së Ligue 1 nëpër botë. Kampionati është shumë kompetitiv, ku çdo skuadër është në gjendje të të mundë dhe të të lëndojë.
Unë e shoh ligën franceze si një kompeticion gjithmonë më të ekuilibruar. Sot është bërë gjithnjë e më e vështirë të fitosh çdo ndeshje në futboll“, deklaroi fituesi i shtatë “Topave të Artë”.
Top Channel