Artur Zheji për Metën: Kuvendi humbi sfidën e vet, u përdor, përdorimi doli hyq

17/02/2022 21:46

Analisti Artur Zheji në panelin e të ftuarve në Open në Top Channel tha se Kuvendi i Shqipërisë humbi sfidën e vet me Metën.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mos ta shkarkuar, sipas Zhejit, Kuvendi u përdor, por përdorimi doli huq.

“Gjykata Kushtetuese është Zeusi, mbi të nuk flet njeri, por kemi të drejtën ta komentojmë. Duhet një peshore, ka munguar se ndodhën ca marrëzira të mëtejshëm.

Shkarkimi i Presidentit do të thotë nisja e kohës 0 në raport me drejtësinë. Këtu diskutohet kuvendi i Shqipërisë. Humbi sfidën e vet, u përdor, përdorimi doli hyq,” tha Zheji.

Top Channel