Politik apo juridik? Jordan Daci komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Metën në Open

17/02/2022 22:02

Juristi Jordan Daci e ka quajtur plotësisht vendim juridik atë të Gjykatës Kushtetuese për mos të shkarkuar Presidenti Meta.

Sipas tij, ishte një vendim mbi palët dhe treguan se po rikthehet si institución i rëndësishëm.

Në një lidhje skype në Open, Daci tha se do të shihet më mirë vendimi kur të jepen arsyetimet.

“Gjykata Kushtetuese ka treguar që është mbi palët me këtë vendim. Po rikthehet në lojë si institución i rëndësishëm. Sigurisht merr vendim juridik. Është bërë vendim publik me kamera tërë kohës. Në asnjë vend të botës nuk merret vendimi me kamera. Nuk ka asnjë gjyqtar në botë që e lejon këtë, se s’quhet vendim pastaj. Logjika e Gjykatës është krejt e ndryshme nga logjika që po diskutohet. Po e bëni sikur është organ politik. Dispozitivi do marrë vlerën e duhur sapo të jepet dhe arsyetimi, se arsyetimi tregon limitet e veprimeve të Presidentit. Presidenti ka bërë shkelje, por janë shkelje që nuk cojnë në shkarkim,” tha Daci.

Top Channel