Marina portugeze shpëton anijen/ Mjeti lundrues mori flakë, shpëtuan 22 marinarë

18/02/2022 01:36

Forcat ajrore portugeze ndërhyn për shpëtimin e ekuipazhit të një transportueseje detare që ishte pushtuar nga flakët pranë ishujve Azores në oqeanin Atlantik.

Marian portugeze tha se kishte marinarët e anijes me flamur të Panamasë shpëtuan nga zjarri që kishte shpërthyer në bord. “22 anëtarë të ekuipazhit u dërguan në hotel në ishullin Faial në Azores,” tha një zëdhënës i marinës portugeze për rrjetin AFP.

Transportuesja kishte raportuar për zjarrin çka kishte sjellë ndërhyrjen ajrore të marinës portugeze nga ishujt, tha kapiteni i portit Joao Manuel Mendes.

Ai shtoi se rimorkiatorë janë nisur nga Gjibraltari për të tërhequr transportuesen, e cila mbante makina luksoze që po shkonin nga Gjermania drejt SHBA.

Ekuipazhi i saj rus e filipinas u evakua fillimisht në një transportuese nafte dhe më pas me helikopter ushtarak u dërguan në ishull.

Top Channel