Pamjet/ Policia kontroll 26-vjeçarit me ‘Range Rover’, gjen pistoletë dhe fishekë

20/08/2021 09:28

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Enger Muça është ndaluar nga forcat e policisë ndërsa po qarkullonte me automjetin e tij, tip ‘Range Rover’ dhe nga kontrolli i ushtruar iu gjet 1 armë zjarri dhe 2 krëhëra me 15 fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin Enger Muça, 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës.
Shërbimet e Policisë në aksin rrugor Manëz-Maminas, kanë ndaluar automjetin tip “Range Rover”, me të cilën shtetasi Enger Muça po qarkullonte. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krëhëra me 15 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Top Channel