Nusret përballet me drejtësinë, kuzhinieri i famshëm paditet nga punonjësit e tij

20/08/2021 11:40

Kuzhinieri i famshëm Nusret ose siç njihet ndryshe ‘Salt Bae’ po përballet me drejtësinë!

Pesë punonjës të zinxhirit të njohur të restoranteve, të gjithë shtetas turq, e akuzojnë se ai ka detyruar shumë prej punonjësve për të punuar jashtë orarit, për të cilat ata nuk janë paguar.

Këta shtetas pasi u punësuan nga zyrtarët e kompanisë, iu kërkua të shkonin në Shtetet e Bashkuara për të punuar në restorantet me famë ndërkombëtare të biznesmenit të njohur.

Sidoqoftë, pasi mbërritën në Shtetet e Bashkuara dhe ranë dakord për një pagë fikse javore, ata u detyruan të punonin më shumë se 70 orë në javë pa u paguar për punën jashtë orarit. Ndër të tjera, ata thanë se “Nusret ishte agresiv në menaxhimin e restorantit, duke mallkuar shpesh punonjësit dhe duke i fajësuar ata për gabimet e punonjësve të tjerë.”

Padia u paraqit të martën në gjykatën e Manhattanit, ndërsa pretendohet se ‘Salt Bae’ i keqtrajtoi punonjësit e tij, si dhe shmangi pagesën jashtë orarit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel