Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për zotimin se do të strehojë afganë.

Me anë të një postimi në “twitter”, zyrtari i lartë amerikan shprehet shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të NATO-s, Shqipërisë.

Faleminderit për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë thuhet në postimin që i drejtohet kryeministrit në platformën twitter.

Sipas ambasadës së SHBA në tiranë, Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken zhvilluan një bisedë rreth situatës së afganëve dhe ofertës së Shqipërisë për të strehuar afganët në nevojë.

Sekretari Blinken ka falënderuar kryeministrin Rama për vijimin e traditës krenare të Shqipërisë në strehimin e njerëzve në nevojë.

Kryeministri Rama dhe Sekretari Blinken ripohuan partneritetin e ngushtë mes SHBA-së dhe Shqipërisë.
Shqipëria është në pritje të ardhjes së qindra afganëve të bllokuar nga kaosi në aeroportin e Kabulit.

Top Channel