Shtyhet debutim i Messit/ Ylli argjentinas është lënë edhe këtë javë jashtë grumbullimit

20/08/2021 14:54

Tifozët e PSG dhe pjesa tjetër duhet të presin edhe një javë më tepër për të parë debutimin e Leo Messit me klubin e ri.

Kjo pasi Mauricio Pochetino nuk e ka grumbulluar argjentinasin për ndeshjen e radhës kundër Brestit.

Mendohej se Messi do bënte debutimin të premten por kjo gjë nuk do ndodhë. Neymar dhe Paredes gjithashtu do mungojnë në sfidën ndaj Brest.

Debutimi i Messit me PSG pritet të vijë me 29 gusht në ndeshjen kundër Reims. Debutimin me klubin Parizien do ta humbasë edhe Donnarumma.

Top Channel