Rusia në luftë me zjarret, digjen 1,5 milionë hektarë tokë

20/08/2021 17:04

Rusia vijon ende të luftojë me zjarret, ndërsa janë djegur 1,5 milionë hektarë në 128 vende në lindje të Rusisë.

Në një deklaratë nga Agjencia Federale e Pyjeve të Federatës së Rusisë theksohet se vazhdojnë aktivitetet për shuarjen e zjarreve që janë aktive në lindje të vendit.

Një ditë më parë u shuan zjarret në 65 pika të ndryshme, duke theksuar se prej 20 gushtit vazhdojnë zjarret e pyjeve që janë përhapur në një zonë gjithsej 1,5 milionë hektarë në 128 pika, prej të cilave 36 ndodhen në rajonet Jakutia dhe 17 në Irkutsk.

Për shuarjen e zjarrit janë mobilizuar rreth 7 mijë persona dhe qindra mjete.

Në anën tjetër bëhet e ditur se në republikën ruse Mari El është shpallur gjendje emergjente për shkak të zjarreve pyjore që filluan dje.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një deklaratë me 14 gusht theksoi se duhet të luftohet në mënyrë sistematike me çështjen e klimës.

Top Channel