Mali i Zi kërkon testin në kufi/ Rregullat e reja, njihen edhe certifikatat e vaksinimit

20/08/2021 15:11

Nga e Shtuna e 21 Gushtit dhe deri me 10 Shtator, në Mal të Zi mund të kalohet vetëm me tampon negativ të 24 orëve të fundit, me pasaportën e vaksinimit apo me një vërtetim se gjatë kohëve të fundit jeni shëruar nga infektimi prej covid 19.

Keto masa shtese të Malit të Zi vijnë pas rritjes se konsiderueshme të numrit të infektimeve.

Të gjithë personat që do të kalojnë në Mal të Zi, pa plotësuar këto kushte, sipas institutit të shëndetit publik atje, do të futen ne karantinë 14 ditore. Gjithashtu në konferencën per shtyp të ministrisë u vendos kusht tamponi apo pasaporta e vaksinimit edhe për të gjitha dasmat, ditëlindjet dhe festat e tjera. Edhe pushuesit ne hotele, duhet të plotësojnë një prej kritereve të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Por pavarësisht masave të vendosura në Mal të Zi, serish fluksi i lëvizjeve në piken e perbashket të kalimit kufitar në Muriqan është i lartë. Turist të cilët lenë Shqipërinë dhe po kthehen ne vendin e tyre apo edhe të huaj që sapo kanë shkelur ne tokën shqiptarë:

“Une jam nga Serbia. Kalova 5 dite të pushimeve në Shengjin dhe pergjithesisht jam i kënaqur. Ishte mire. Nuk është hera e parë që kaloj pushimet ne Shqipëri dhe do rikthehem serish vitin tjetër”.

“Une vij nga Gjermani dhe do të qëndroj 2 jave këtu në Shqipëri. Vendosa të vizitoj vendin tuaj për shkak se nuk e njohim, është diçka e re. Do të shkojmë në Vlore fillimisht e me pas do ti marrim me radhe qytetet tjera. Jemi këtu vetëm per pushimet verore. Me pelqen Ballkani në përgjithësi”.

Top Channel